Kosova s'terhiqet nga 35%-shi i takses se cimentos
Ndersa nga Shqiperia dhe Bashkimi Europian kane mberritur reagime kundershtuese mbi vendosjen e tarifes prej 35% per importin e cimentos se prodhuar ne vendin tone, Kosova zyrtare duket se nuk po njeh terheqje prej ketij vendimi. Keshtu, ministrja kosovare, Mimoza Kusari Lila, ka thene se vendimi ne fjale eshte i pakthyeshem. Duke perdorur argumentin se venia e kesaj tarife, eshte nje mase per te mbrojtur prodhimin vendas te ketij produkti. Por nderkaq, Oda Ekonomike e Kosoves duket se i ka dale per krah pales se sipermarresve shqiptare, et perfaqesuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise. Duke e kundershtuar se bashku me ta, vendimin e per vendosjen e tarifes prej 35 % per importin e cimentos nga Shqiperia. Nje debat i tille mes paleve eshte bere gjate nje takimi te posacem te mbajtur ne Prishtine, ku ka pasur si pjesemarres edhe prodhues nga Shqiperia. Ata e kane cilesuar nje mase te tille, si aspak te drejte, pasi para se gjithash, nuk qenka marre duke u konsultuar me pare me bizneset e dy vendeve tona. Ne te njejten kohe, ata e kane cilesuar edhe si te demshme per raportet ekonomike mes Kosoves dhe Shqiperise.