Blerim Kuqi mund të jetë kandidat për kryetar të AAK-së

Gra të veshura mirë e burra me plisa.
Gjithë këta njerëz u mblodhën të dielën, për Kuvendin e gjashtë zgjedhor të nëndegës së AAK-së në Suharekë.
Këto zgjedhje do të jenë të veçanta. Për kryetar do të kandidoi njeriu që udhëheq me komunën dhe degën në këtë qytet.
Në këtë cilësi, Blerim Kuqi kur doli në folotre nuk foli për kandidaturën e tij por për mysafirin kryesor , Kryetarin e pratisë Ramush Haradinaj, raporton KlanKosova.
Por pas kësaj Kuqi nuk ishte edhe aq i ëmbël me Ramushin. Madje këtë të fundit e paralajmëroi se munda ta ketë rival.
“Unë do të filloj prej njësisë më themelore të partisë e ku i dihet mund të jem kundërkandidat i Ramush Haradinajt”, ka thënë Kuqi në të qeshur.
Ramush Haradinaj tha se e mirëpret konkurrencën brenda partisë së tij,kurse e pranoi se ka disa parregullsi në këtë subjekt politik.
Sidomos në degën e Rahovecit por ai tha se kjo cështje do të shikohet me kujdes.
E telashe nuk ka Kuci, të cilit plani po i ecën mirë. Ai u zgjodh kryetar i nëndegës së Suharekës me 307 vota, ndërkaq kundërkandidati i tij morri 77 vota./Indeksonline/