E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Shala, kandidat i AAK-së për president

PRISHTINE – Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj bëri të ditur se Blerim Shala mund të jetë kandidatura e AAK-së për postin e presidentit të vendit.

Në një intervistë televizive, Daut Haradinaj theksoi se AAK-ja nuk do të hynte në qeveri me Thaçin, edhe po të bëhej Ramush Haradinaj kryeministër.

Deputeti i AAK-së akuzoi qeverinë e Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit.

“Mossuksesi i Qeverisë në veri të Kosovës ka ardhur si pasojë e shantazhimit të saj. Njësia speciale duhet të qëndronte në veri e jo të kthehej prapa.” , - deklaroi Haradinaj. 

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›