E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2012, opozita kritikon projektet e rrugëve

TIRANE- Pjesa dërrmuese e rrugëve rurale vitin e ardhshëm do të ndërtohen me financime të huaja. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka nisur diskutimin nen për nen të buxhetit 2012-të. Në këtë draft janë parashikuar 8.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugëve rurale, nga të cilat 82% janë financime të huaja.

“Në total deri tani financimet janë të siguruara për marrëveshjet, janë rreth 320 milion dollarë. Mënyra e seleksionimit të projekteve të këtij programi është bazuar në dy shtylla kryesore, së pari është në bashkëpunim me qarqet dhe këshillat e qarqeve, ku janë nxjerrë prioritetet dhe kërkesat e ardhura nga qeverisja vendore për nevojat dhe shtylla e dytë ka qënë analiza ekonomike e projekteve në lidhje me impaktin ekonomik dhe social të tyre”, tha Benet Beci, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Deputetët e opozitës shprehën shqetësim për kriteret e përzgjedhjes së akseve rrugore ku investohet, për copëzimin e investimeve si edhe për mirëmbajtjen e rrugëve që po ndërtohen.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›