Vjedhja në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ekspertizë 3D gjurmëve
30/11/2011 Verifikim mikroskopik, për dallimin e krahasimeve në gjurmët e gjetura në zarf
TIRANE-Grabitja misterioze e 800 euro nga dhoma e provave pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ende vazhdon të mos ketë asnjë autor. Megjithëse dyshimet e para të Prokurorisë tregojnë se persona të administratës janë autorë të kësaj vjedhjeje, asnjëri prej tyre nuk është identifikuar me prova konkrete. Në përpjekje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe identifikuar personat që rrëmbyen 800 euro nga portofoli i të dënuarit për trafik droge Arben Veliko, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sërish një ekspertim të dytë të gjurmëve të gishtave që janë daktiloskopuar në zarfin e provave. Për momentin në dosjen hetimore ndodhet vetëm ekspertimi i kryer me urdhër të komisariatit nr.3, i cili nuk identifikon asnjë person si të implikuar në këtë grabitje. Nisur nga kjo situatë organi i akuzës është detyruar të urdhërojë një ekspertim të dytë, ku nga rezultatet e të cilit pritet të arrihet zbardhja e emrit të personit që ka vjedhur dhomën e provave, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. “Ne kemi kërkuar një ekspertim më të detajuar, dhe për këtë në kërkesën tonë i kemi renditur disa pyetje specialistëve të Institutit të Policisë Shkencore. Një nga këto pyetje është dhe verifikimi i gjurmëve të gishtave sipas skemës 3D, ku nëpërmjet pamjeve mikroskopike, të arrihet dallimi i ngjashmërisë maksimale të gjurmëve të konstatuara në vendin e krimit”,-thanë burimet. Ndërkohë për sa i përket periudhës kur janë grabitur 800 eurot, hetuesit shtojnë se ende s’kanë arritur të lokalizojnë kohën. Nga dëshmitë e administruara në dosje, ata ngrenë dyshime se eurot janë marrë disa kohë më parë dhe jo pikërisht në periudhën kur u bë publik skandali. Për momentin Prokuroria është në pritje të rezultatit të ekspertizës, nga ku pritet dhe identifikimi i personave përgjegjës për vjedhjen e 800 eurove. Pasi nga dëshmitë e administruara në dosje, asnjë nga të pyeturit s’ka treguar personin që ka arritur të grabisë provat materiale në dhomën e provave. Skandali në fjalë u shoqërua më pas me një sërë masash, të ndërmarra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria. Me vendim të ministrit Eduart Halimi u vendos shkarkimi nga detyra e kancelarit të gjykatës Rozario Rica, pasi ky i fundit ishte personi që mbante çelësin e dhomës së provave materiale. “Tërmeti” rrëzoi nga karrigia dhe drejtuesen e komanduar të kësaj gjykate, znj. Etleva Deda, ku në vend të saj u komandua ish-drejtuesi i parë i kësaj gjykate, z. Sandër Simoni. Në deklaratat publike gjyqtarja Deda e konsideroi grabitjen si një komplot dhe sabotim i punës brenda radhëve të sistemit, me qëllim denigrimin e figurës dhe performacës së Gjykatës së Krimeve të Rënda. Skandali në fjalë, u bë publik pikërisht në periudhën kur Deda do kandidonte në KLD si drejtuese e gjykatës dhe në kohën kur në ambientet e kësaj gjykate ishin forcuar ndjeshëm masat e sigurisë, për shkak të vrasjes së gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi.