E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerina Rugova: Frymëzimi nga Ibrahimi dhe marrëdhënia me Jahjagën

Blerina Kllokoqi Rugova nuk është krejtësisht e panjohur në Tiranë. Puna e saj si stiliste e ka shndërruar në një prej emrave më të lakuar në industrinë e modës për mbarë shqiptarinë. E njohur më së shumti për linjën e saj “Houte Couture”, Blerina ka mundur të depërtojë edhe në showbiz, duke u bërë stiliste e disa prej personazheve më të njohura të skenës. Ajo sakaq është stilistja personale e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe për këtë është vlerësuar shumë mirë nga kritika ndërkombëtare. Por, Blerina nuk është e njohur vetëm për punën e saj. Ajo njihet ndryshe edhe si nusja e shtëpisë Rugova, shtëpisë së Presidentit të ndjerë të Kosovës. Jeta në rezidencën Rugova, njohja me të shoqin, Mendimin, marrëdhënia që ka mevjehrrën dhe të motrën, që njëherësh eka kunatë. Frymëzimi nga dorëshkrimet e Ibrahim Rugovës. Fëmijët dhepunët e shtëpisë. Si ia del ajo të gjejëbalancën mes familjes dhe karrierës?!Tendencat e fundit dhe jeta politike nëKosovë. Pushimet dhe shumë të tjera...
Ekskluzivisht sot në “Summer Pages”.
Blerina ju jeni nuse në familjen eIbrahim Rugovës. Si u njohët mebashkëshortin tuaj?
Më ke kthyer në kujtime dhe të falenderoj për pyetjen. Besoj që ishteshoqëria dhe vendet e njëjta që nefrekuentonim ato që na lidhën. Marrëdhënia jonë ka avancuar dhe kështu ne e kemi pasur më të lehtë njohjen, duke pasur parasysh që ne kishim një rreth social.
Sa vite pas njohjes vendosët të martoheshit?
Ne jemi njohur shumë më herët, por një vit pasi ne kishim zyrtarizuar lidhjen tonë të përbashkët erdhi dhe martesa, e cila ka qenë një nga ngjarjet më të bukura të jetës sonë.
Ibrahim Rugova ka qenë dhe është një ndër figurat më të adhuruara në Kosovë. Si u ndjetë kur u bëtë pjesë e kësaj familjeje?
Padyshim të jem e sinqertë, në fillim unë kisha dëshirën e madhe për të njohur Mendimin, por medoemos, do të linte një ndikim shumë të madh familja prej nga vinte Mendimi. Unë kam pasur fatin dhe nderin të jem pjesë e kësaj familjeje që është sinonim i të vërtetës, humanes dhe vlerave të larta njerëzore.
A e keni njohur personalisht Ibrahim Rugovën?
Fatkeqësisht “jo”, por veprat e tij çdo njeri ka arritur t’i njohë dhe të ketë interes për to. Unë kam arritur ta njoh edhe më tepër përmes veprave dhe dorëshkrimeve të tij. Idhulli im politik është shndërruar në engjëllin mbrojtës. Unë frymoj dhe bisedoj me vargun e tij, çdo herë kur para meje ka sfida dhe zgjidhje.
Po me zonjën e tij ç’marrëdhënie keni? Si shkojnë nusja me vjehrrën?
Unë tashmë jam pjesë e familjes për një kohë të gjatë dhe respekti i ndërsjelltë, përkrahja e vazhdueshme dhe dashuria janë ato që mbizotërojnë në shtëpinë tonë përgjatë gjithë kohës. Marrëdhëniet tona bazohen në virtyte njerëzore të rëndësishme, si respekti, mirëkuptimi dhe dashuria për njëra - tjetrën. Është e jashtëzakonshme të kesh pranë një zonjë, e cila ka një pasuri të madhe shpirtërore. Komunikimi me të është kënaqësi pafund. Marrëdhënia jonë është e ndërsjelltë dhe zhvillohet mbi këto parime. Unë besoj, që të kesh të zhvilluar artin e komunikimit është trashëgimi dhe kultivim i edukatës që në prehrin e nënës, për këtë çka unë jam sot dhe marrëdhëniet që krijoj me njerëzit e afërt i jam mirënjohëse prindërve të mi, të cilët kanë kultivuar tek unë gjatë kohë respektin për njerëzit.
Si është jeta në familjen Rugova?
Tashmë unë kam kaluar kaq shumë kohë, saqë më vjen të përgjigjem ndryshe në këtë pyetje, thjesht: E përkryer.
A merreni ju me punë shtëpie? Dini të gatuani?
Po arrij të përgatis disa lloje ushqimesh. Nuk shquhem si një kuzhiniere e mirë gjellërash, por recetat di t’i ekzekutoj me përpiktmëri. Më pëlqen më tepër t’i shijoj ushqimet se sa t’i gatuaj ato, por të preferuarat e mia, janë menuja italiane, austriake dhe patjetër ajo shqiptare. Arrij të përgatis mirë, supat, gjellët me perime dhe sallatat. Të ëmblat nuk dëshiroj t’i konsumoj dhe nuk dëshiroj as t’i gatuaj. Supat dhe sallatat janë të preferuarat e fëmijëve dhe bashkëshortit, pa lënë anash mëngjeset e ëmbla.
Motra juaj është martuar me vëllain e bashkëshortit tuaj. Si është që dy motra, të jenë edhe kunata?
Më duket jam me fat ose pa fat, pasi unë nuk e njoh ose nuk e përjetoj marrëdhënien “kunatë”. Motra ime, në të gjitha etapat e jetës mbetet motra ime e madhe dhe shumë e dashur, një udhërrëfyese e denjë dhe profesionale, me shumë shije dhe vlera të larta personale dhe profesionale. Unë besoj se kam fatin të kem pranë motrën time, prej së cilës asnjëherë në jetë nuk do të kisha dashur të ndahem. Gjatë periudhës së studimeve kur, Blerta ishte me studime në Austri – Vjenë, unë e kam ndjerë shumë mungesën e saj. Kujtoj në atë kohë, udhëtimet e mia drejt Vjenës ishin pothuajse çdo fund muaji.
Gjithë familja Rugova jeton në rezidencë?
Po! Rezidenca Rugova paraqet folenë tonë të përbashkët, ku jetët tona rriten dhe frymojnë aty. Edhe muret të ftojnë në harmoni dhe paqe. Është ndjenjë shumë fisnike të jetosh në një shtëpi e cila ka bërë historinë e kombit tonë.
Ju jeni edhe nënë e dy fëmijëve. Ç’marrëdhënie keni krijuar me ta?
Thjesht marrëdhënien e cila mbanë emrin: “Nënë dhe fëmijë”, e bazuar në komunikim, besim dhe dashuri pa limit. Dëshiroj të mbjell vlera, të cilat më vonë do t’ju shërbejnë në jetë. Më pëlqen faza, në të cilën kalojmë së bashku, lojërat e ngjyrat sjellin shumë disponim në marrëdhënien tonë.
Si ia bëni të gjeni balancën mes familjes dhe punës?
Kjo në fakt është një nga pjesët e vështira, pjesa e menaxhimit të suksesshëm të këtyre dy linjave në jetë, por një forcë e madhe shtyse, inkurajuese dhe mbështetëse është bashkëshorti, Mendimi. Ai arrin të më plotësojë çdo moment dhe ditë, duke e bërë funksionale punën dhe duke qenë gjithmonë pranë familjes dhe për familjen.
Jeni stiliste e disa prej emrave më të njohur në Kosovë. Si është puna me ta?
Kjo është klientela ime dhe unë ndihem e bekuar me ta. Mirëkuptohemi dhe arrijmë të nxjerrim më të mirën për ta. E theksoj së është kënaqësi e madhe të bashkëpunosh me secilin prej tyre.
Dimë që ju vishni edhe Presidenten e Kosovës. A është e vështirë ajo si personazh?
Kreacionet për presidenten e vendit janë linjë e veçantë stilimi, e cila me konturet e vendosura karakterizojnë siluetën prezantuese të Presidentes. Një veshje paraqet përfundimisht stil, tendencë dhe respekt. Kritikët e modës nuk kanë anashkaluar pa komentuar veshjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Jahjaga, në Samitin e Varshavës dhe në qëndrimin e saj në NY, Asamblenë e Kombeve të Bashkuara dhe në vizitën në Bruksel, duke e vlerësuar pozitivisht për paraqitjen e saj. Po ashtu kritika pozitive ka pasur edhe për paraqitjet e saja në vend, në ndërrimin e komandës së forcave paqeruajtëse të KFOR-it dhe në pritje të delegacioneve zyrtare. Ajo tashmë vishet me stilimet e mia. Bashkëpunimi me Presidenten e vendit është i nivelit profesional, unë informohem për axhendën e saj dhe unë kujdesem për paraqitjen e saj. Shpesh herë jam përshkruar si: “Blerina Kllokoqi Rugova/Oleg Cassini shqiptare!”. Ky është një kompliment, të cilin e vlerësoj.
A janë VIP-at tekanjozë?
Në bashkëpunimet e mia të deri tanishme, unë nuk kam pasur raste ku të teprohet me kërkesa, thjesht studio shërben për të realizuar më të mirën për klientët. Unë vlerësoj lart personalitet publike, të çdo fushe të cilët japin maksimumin e tyre për të qenë të paraqitshëm dhe të kompletuar, por kemi raste nga dy ekstremet. Më gëzon fakti kur ato konsultojnë personat kompetentë të industrisë së modës, ndërkaq, disenjatorët promovojnë stilin e tyre, dhe jo secili stil i disenjatorëve mund të pëlqehet me domosdoshmëri në secilin rast. Thjesht vlerësoj lart përpjekjen, pasi ne kemi vërtet persona publik, me të cilët mund të krenohemi.
Na tregoni pak për tendencat e këtij sezoni?
Të falenderoj për pyetjen. Shpesh herë kritikohem me pa të drejtë, se unë lançoj një standard veshje të pa ndikuar nga trendet. Më pëlqen, fundja unë promovoj trend me linjën time dhe këtë gjë dëshiroj të ma respektojnë të tjerët. Unë besoj se ditët e mira për kombin tonë kanë arritur tani, trendet në vendet e zhvilluara perëndimore, përcaktohet nën ndikimin e specialistëve të fushës së modës, e të cilët kanë hapësirën e tyre të promovimit dhe lançimit në revista kompetente si VOGUE, Elle, Glamour, etj. Edhe në vendin tonë kemi hapa të mirë drejt këtij standardi edhe pse janë të pakrahasueshme me nivelin e revistave që kanë ndikuar në industrinë e modës. Unë flas me kompetencë, për linjën e veshjeve të modës së lartë, linjë në të cilën unë jam e specializuar dhe lëvroj me veshje nga më të ndryshmet. Për këtë vit tendenca në linjën “Haute Couture”, është ruajtja e feminilitetit në stil, përdorimi i kristaleve, rruazave dhe thurjeve. Ngjyrat që propozohen nga shtëpitë e njohura të modës janë nuancat pastel të ngjyrave të dheut, rërës, së blertës e rozës. Në fakt unë kam bërë propozimin tim për: Pranverë – Verë 2012. Koleksioni “Gogh” ka sjellë në pah materialet mëndafsh i pastër dhe dantellat e pastërta, mbi të cilat e vlerësoj thurjen. Ngjyrat e propozuara janë e zeza, roza pastel, tonet pastel të rërës dhe e blerta. Në mbi pesëdhjetë fustane të linjës “Haute Couture” janë sjellë si tendencë e re fustanet e gjatë dhe të shkurtër, të dekoruar me kristale dhe thurje. Si motiv i linjës janë lulet, në veçanti zambakët në forma të mëdha dhe të vogla me ngjyra intensive dhe shkëlqim. Fustanet janë të përshtatshëm për mbrëmje gala, tapet të kuq si dhe ngjarje televizive. Unë mbetem e pamposhtur në raport me ndikimet që mund të vijnë, dhe mbetem besnike e stilit, të cilin unë e promovoj. Ky është defekt profesional, i cili është strategji e punës së disenjatorëve të njohur ndërkombëtarë, të cilët kanë dhënë shumë për industrinë modës dhe veshjen e modës së lartë. E vlerësoj këtë koncept dhe punoj për këtë linjë specifike të industrisë së modës. Aksesorët për këtë vit nuk janë dominues në linjat e modës, jemi drejt tendencave të zbritjes së inçeve të takave dhe formave vektoriale të sandaleve, të cilat ruajnë bukurinë e shputës së një femre dhe sjellin komoditet për të në ecje. Po ashtu është sjellje e re dhe fine e çantave me thurje dhe largim nga animal print-i, i cili paraqet ekstravagancë në një kombinim. Unë rekomandoj që aksesorët në linjën “Haute Couture”, janë pothuajse të pa inkuadruar, vathë të kristaltë me madhësi të vogël dhe unaza të kristalta me madhësi normale, por shumë elegante në dizajn.
A e ndiqni jetën politike në Kosovë. Si ju duket?
Besoj që familja dhe aktualisht trashëgimtarët e saj frymojnë me jetën aktuale politike në vend, duke dhënë kontributin e tyre të çmuar si në çdo periudhë kohore. Doktrina Rugovjane është simboli i paqes dhe dashurisë për njerëzit, duke u vlerësuar dhe shërbyer për gjithë vendet që kalojnë një krizë politike dhe konflikt ushtarak.
Keni bërë plane për pushime këtë vit?
Vera 2012 duket shumë e ngrohtë pas angazhimeve të mia profesionale. Unë do të ndaj kohën e duhur për dhjetëditëshin e shumë pritur nga fëmijët, aq më tepër ne kemi një motiv ende më të madh do të kemi pushimet e para me Arianin, i cili si një margaritar i çmuar do të na japë një dimension tjetër të verës në këtë vit. 

(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›