Blerja e ‘tradhtarëve’ të al-Assad

'Stimulimi' i zyrtarëve të lartë sirianë thuhet se ishte akorduar gjatë tatimit të diplomatëve në Katar, që u mbajt në muajin maj. Katari, përveçqë është një ‘lojtar’ amerikan në rajon, sipas shkrimeve të shumta po sponsorizon edhe kryengritësit sirianë, të cilët po i furnizon me armatim.
Përndryshe, mediat britanike zbulojnë se këtu bëhet fjalë për një sasi enorme të armatimit dedikuar opozitës siriane, që kohëve të fundit kryesisht po vjen nga Libia.
Këto informacione vetëm sa i përforcojnë pohimet se fuqitë perëndimore – të pakënaqura me mbështetjen e Rusisë dhënë Al-Assad në Këshillin e Sigurimit – në fakt ishin ato që minuan planin paqësor të OKB’së, të të deleguarit special, Kofi Annan, dhe të cilat vetëm sa nxitën ashpërsimin e luftimeve në Siri, në të cilat, sipas përllogaritjeve të aktivistëve të atjeshëm, deri më tani kanë humbur jetën mbi 19,000 njerëz.
takimi në Katar u mbajt në muajin maj, dhe që nga ai moment vërtet u vërejt një rritje e numrit të ‘tradhtarëve” të regjimit.
Gazeta ‘The Times’ nuk precizon se për çfarë ‘lartësie të ‘stimulimeve’ financiare bëhet fjalë, megjithëse informacionet për dhënien ryshfetit zyrtarëve të al-Assad konfirmohen edhe nga burime të tjera - njëri prej të cilëve merret me mbledhjen e mjeteve financiare për ushtrinë e kryengritësve sirianë.