E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerjet e lojtareve ne futboll

E ekzagjeruar, por e vërtetë....
Një rekord më vete, ashtu si blerja e Garet Bejlit nga Reali i Madridit.
Klubet europiane, të pesë Ligave kryesore, kanë shpenzuar në total 2.2 miliardë euro për të blerë futbollistë vetëm gjatë kësaj vere.
Më shumë se të gjithë, madje me diferencë, ka shpenzuar Premier Liga angleze, me 630 milionë stërlina, që bëjnë diçka më pak se 750 milionë euro.
Në vend të dytë dhe të tretë, të barabarta, janë Seria A dhe La Liga spanjolle.
Skuadrat e kampionateve më të mëdha të këtyre dy kampionateve kanë shpenzuar afërsisht nga 400 milionë euro.
Në Spanjë, rekordi është i Realit të Madridit me Geret Bejl që kushtoi 100 milionë euro, ndërsa në Itali “mbret” i merkatos ka qenë Napoli.
 Në vend të katërt është liga franceze me 370 milionë euro, ndërsa sipas traditës, Bundesliga gjermane shpenzon më pak.
Klubet gjermanë kanë nxjerrë nga arkat e tyre këtë verë “vetëm” 270 milionë euro.
Si gjithmonë, shpenzimet më të mëdha i ka bërë Bajerni i Mynihut, i ndjekur më pas nga Borusia Dortmund. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›