E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, Luis Figo në vend të Leonardos?

Vendi i lënë bosh nga Leonardo rëndon në ambientet e Paris Saint Germain që vazhdon të mbetet pa një drejtor sportiv. Drejtuesit e kampionëve të Francës janë vënë prej kohësh në lëvizje duke arritur në përfundimin se njeriu të cilit mund t’i besohet kjo detyrë aktualisht është Luis Figo.

Portugezi që e ka mbyllur karrierën futbollistike prej kohësh, i hodhi hapat e para si drejtues te Interi, por tashmë në derën e tij troket magnati Al Khelaifi, i cili e shikon si pasardhësin më të mundshëm të Leonardos, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë për shkak të pezullimit të gjatë.Ish mesfushori nuk ka asnjë pikë të dobët në CV-në e tij, madje eksperienca në arenën ndërkombëtare është ajo që dominon në të shkuarën e portugezit.

Lajmi gjen konfirmim edhe në faqet e gazetës prestigjoze, "Le Parisien", e cila shton se portugezi dhe shoqëria janë në fazën e bisedimeve që pritet të konkretizohen me një firmë gjatë ditëve të arshme. Figo lindi 40 vjet më parë në Lisbonë. Karrierën si futbollist e nisi me skuadrën e Sportingut dhe e vijoi rrugëtimin në Barcelonë, Madrid e Milano./indekonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›