US Open eleminohet Rozher Federer

Turneu amerikan US Open sjell suprizën e parë të madhe.
Rozher Federer u eleminua në raundin e katërt të kompeticionit të fundit Grand Slem të vitit në tenisin për meshkuj.
Tenisti zviceran u mund në 3 sete nga spanjolli Tomi Robredo, i cili arriti fitoren e parë në karrierë ndaj Federerit.
Robredo fitoi 7-6, 6-3 e 6-4, duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet që e shihnin favorit kryesor ish-raketën numër një të botës.
Nuk ndalet, Rafael Nadal.
Spanjolli Nadal kaloi në çerekfinale, pasi mundi 3-1 me sete gjermanin Rafael Kolshrajber.
Tjetër provë e shkëlqyer për Nadal, që përmbysi gjithçka pas fitores së setit të parë nga kundërshtari i tij.
Në çerekfinale kalon edhe spanjolli tjetër, David Ferrer që mundi serbin Janko Tipsareviç.
Në turneun US Open për femrat, tenistet italane Flavia Peneta dhe Roberta Vinçi siguruan çerekfinalet e kompeticionit, ndërsa do të përballen mes tyre në këtë fazë të turneut.
Ndeshja më e fortë, ajo mes numrit 2 të botës, Azarenka, dhe serbes Ana Ivanoviç, u anulua.