Bulku e Basha Rezultat pozitiv me Sllovenine

Të dalim me pikë nga takimi me Slloveninë. Ky është objektivi minimal i Kuqezinjve. Ndeshja e radhës është një një provë e rëndësishme që do të ndikojë edhe për sfidën pasardhëse me Islandën. Për Ervin Bulkun ekipi duhet të ruajë qetësinë.
“Nuk duhet të tregohemi euforikë, pasi jemi në një pikë delikate dhe nëse nuk zhvillojmë një lojë si nëndeshjet e mëparshme do të ishte e kotë”- thotë Bulku.
Migjen Basha një tjetër mesfushor beson se paraqitjet e fundit japin shpresë për rezultat pozitiv në Lubjanë.
“Jam optimist që me lojën që kemi zhvilluar në takimet e kaluara mund të marrim pikë ndaj Sllovenisë”- shprehet Migjen Basha.
Gianni De Biasi ka thirrur 28 futbollistë për dy ndeshjete radhës, ndërsa disa prej tyre përfshi Agon Mehmetin, i cili vjen për herë të parë presin lejen e FIFA-s, për të luajtur me Kuqezinjtë. Ata janë aktivizuar më parë me ekipe të përfaqësuese vendeve të tjera, por stafi i Kombëtares do të presë deri në fund me shpresë që do të aktivizohen. Në Sllovenië priten shumë tifozë shqiptare. Ky fakt e shqetësontrajnerin kundërshtar Srecko Katanec,i cili kërkon që përkrahësit slloven të vijnë në stadium.
“Nuk dua të përsëritet ajo ndeshje e mëparshme me Bosnje- Hercegovinën, kur stadiumi ishte përgjysmë i mbushur me tifozët e kundërshtarit. Edhe tifozë shqiptarë do të ketë shumë. Tifozët e Shqipërisë ishin të shumtë në Norvegji dhe i dhanë mbështetje përfaqësueses së tyre”- deklaron trajneri slloven Katanec.
Sllovenia vlerësohet si një ekip teknik, ndërsa ka 4 pikë më pak se Shqipëria. Takimi do të luhet të premten në ora 20:30 në Ljubjanë.