E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque: Casillas numri 1 i Spanjës

Vincente Del Bosque vazhdon të mbështesë fuqimisht portierin e Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, duke këmbëngulur se ai është ende numri 1 në Spanjë.

Kapiteni i "Los Blancos", pavarësisht largimit të Jose Mourinhos dhe ardhjes së Carlo Ancelottit, e ka filluar sezonin e ri si rezervë e Diego Lope. Casillas ende nuk ka luajtur në asnjë prej tri ndeshjeve të Realit në Primera Division, por sipas teknikut të Spanjës, 32-vjeçari është ende njeriu kryesor, kur vjen puna për portën e ekipit kombëtar.

"Iker Casillass do të më ketë gjithmonë nën anën e tij. Casillas është kapiteni dhe një pjesë e rëndësishme e kombëtares sonë", ka thënë për madrilenen "AS" Vincente Del Bosque./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›