Blero, i pabesë
Nga Express më 18 prill 2011 në ora 12:25
Reperi kosovar Mc Kresha, duke biseduar me banorët në VIP Shpija vazhdon debatin në lidhje me këngëtarin Blero.
Mc Kresha e quan Bleron të pabesë. “Blero është një njeri i pabesë dhe i cili ka bërë karrierë në krah të tjerëve. Unë ende nuk e kam përfunduar punën me Bleron. Ai ka punë me mua. Unë kam me ja kthyer por kur e di vetëm unë “tha Kresha.
Këta dy këngëtarë kanë pasur një bashkëpunim të mirë më parë por për ta thuhej se janë prishur pas një reklame që e kishin organizuar me PTK-në, ku Kresha si kishte marrë disa para që i ishin premtuar.