E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita e “turpshme” e semaforit shkakton kaos në trafik

Shefat e semaforëve me fytyra të skuqura kanë filluar hetimet për të vërtetuar se kush e ka kurdisur dritën e kalimtarëve në semafor për tu dukur sikur një çift duke bërë dashuri sa herë ndizet drita e gjelbër.

Drita e semaforit në Nimwegen të Holandës – po bllokon trafikun pasi kalimtarët e rastit po ndalen për ta parë semaforin me skena të turpshme gjatë orëve me trafik të ngarkuar, shkruan Metro.

Një zyrtar i policisë tha: “Njerëzit prekin pullën për ta ndezur dritën e gjelbër vetëm për ta parë çiftin duke bërë seks dhe natyrisht sa herë që e bëjnë këtë, trafiku ndalet në vend. Kemi pasur shumë thirrje nga shoferët e zemëruar në rrugë”. Zyrtarët e transportit janë duke hetuar rastin se si hakerët e kompjuterëve kanë arritur të futen në sistemin e semaforëve për ta manipuluar fotografinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›