E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes burri më i vjetër në botë

Pas vdekjes së gruas më të vjetër në botë, në Janar të këtij viti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë në moshën 114 vjeçare edhe burri më i vjetër në botë.

Walter Breuning u shua gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa bashkë me të ndodhet edhe shërbyesja e shtëpisë. Ai vazhdimisht parapëlqente të kujtonte historitë e gjyshit të tij gjatë Luftes Civile Amerikane ne 1860, ndërsa ëndërrote që të jetonte deri në tërheqjen e trupave ushtarake ne Afganistan dhe në Irak.

Sipas tij jetëgjatësia lidhet me dietën dhe me regjimin strict. Walter Breuning, i çertifikuar si burri më i vjetër në botë do të mbahet mend për flaët e tij: Mos kini frikë nga vdekja. Ne kemi lindur për të vdekur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›