Elbasan, vritet me armë zjarri 35-vjeçari në arrest shtëpie
Elbasan- Një krim i rëndë është shënuar paraditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku një 35-vjeçar që ndodhej në arrest shtëpie është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjën Sporti i Vjetër në katin e sipërm të një pallati pesë katësh, në banesën ku Ardian Metaj qendronte i ruajtur nga toga policie pasi ishte i dyshuar për vrasjen e një biznesmeni nga Elbasani.
Metaj ishte në banesë vetëm me të atin e sëmurë kur ësjtë qëlluar nga më shumë se një person.
Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes nëse togat e policisë kanë qënë duke e ruajtur të riun në kohën e krimit apo jo. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar punon, nga të dhënat paraprake dihet vetëm se krimi ka qënë i mirëorganizuar.
/IDEA/