Elbasan, vritet me armë zjarri 35-vjeçari, ishte në arrest shtëpie
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Gentian Beqiri, 35 vjeç, i cili kohët e fundit njihej edhe me emrin Ardian Meta, pasi e kishte ndryshuar, është qëlluar për vdekje në vendin e quajtur Sporti i vjetër, në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve që vijnë nga polica e Elbasanit, Beqiri ndodhej nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ka thyer urdhrin e gjykatës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e vrasjes së 35-vjeçarit si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit.
Ndërkohë, babai i 36-vjeçarit, Nezir Beqiri, pas lajmit për vrasjen e të birit ka pësuar një infarkt dhe megjithëse është dërguar menjëherë në spital ka ndërruar jetë.
15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan, vritet me armë zjarri 35-vjeçari, ishte në arrest shtëpie burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip