Blic: Thaçi i ofron pjesë nga TVSH-ja për veriun

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka premtuar se 70 për qind të TVSH-së që do të merret nga veriu t'i dhurohet Beogradit.
Burime të gazetës “Blic” thonë se Thaçi është i gatshëm t’i ofroj këtë marrëveshje Daçiqit me kushtin që Serbia të pranojë marrëveshjen për menaxhimin e Integruar të kufirit në katër komunat serbe në veri të Kosovës.
Një nga opsionet e ofruara në Bruksel është që në këtë qytet apo edhe në ndonjë vend tjetër të BE-së të hapet një llogari në të cilën do të derdheshin të ardhurat nga këto vendkalime, por sipas gazetës ende asgjë nuk është e sigurt./Indeksonline/