Blijeni Shtëpinë e Qiriazëve
Shoqata “Kongresi i Bashkimit” i apelon mërgatës dhe institucioneve shqiptare që të blejnë shtëpinë e familjes Qiriazi, në Manastir, dhe që ajo të shndërrohet në muze.
Sipas Shoqatës, tani ka mundësi që shtëpia e Qiriazëve të shndërrohet në Qendër Kulturore Shqiptare ose në një Muze Kombëtar “ku do të promovoheshin vlerat e popullit shqiptar”. Kjo, ngase shtëpia në të cilën u zhvilluan ngjarje të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, tani është pronë e një maqedoni, dhe ai është shprehur i gatshëm që ta shes.
Ndryshe, Shtëpia e Qiriazëve ishte një vatër e rëndësishme kombëtare, që priste e përcillte personalitete të shquara të Rilindjes, si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin, etj. Ndërsa vitin 1908, aty u mbajtën mbledhjet e Komisionit të Alfabetit.
Familja Qiriazi njihet edhe si themeluese e shkollës së parë shqipe në Korçë.