E Shtunë, 31 Tetor 2026

In Touch në AUK

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 10:04

Ekspozita “In Touch”, që është hapur në Ndërtesën e Kaltër të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), prezanton veprat artistike të realizuara nga studentët e verbër dhe të dëmtuar të Shkollës së të Verbërve në Pejë.
Veprat do të jetë në shitje, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për studentët e verbër dhe pjesërisht të verbër. Qëllimi i ngjarjes është që studentët e komunitetit të të verbërve të integrohen në jetën publike të Kosovës.

Projekti është realizuar nga studentja e AUK, Rrita Zejnullahu, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, dhe është mbështetur nga UNICEF Innovations Lab.

Fjalime para të pranishmëve me rastin e hapjes mbajtën Johannes Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF’it në Kosovë, dhe Mexhit Foniqi, drejtor i Shoqatës së të Verbërve Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›