E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Festivali i Cannes

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 10:04

Festivali i 64 i filmit në Cannes (Francë) filloi të mërkurën mbrëma.

Sivjet, festivali u hap me filmin e regjisorit amerikan, Woody Allen, “Midnight in Paris” (Mesnata në Paris), në të cilin një rol episodik e luan edhe zonja e parë e Francës, Carla Bruni.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, që për 11 ditë mbahet në qytetin bregdetar francez Cannes, konsiderohet të jetë festivali më i madh i filmit në botë.
Në edicionin e sivjetmë të tij për çmimin kryesor, Palma e Artë, po garojnë 20 filma. Palma e Artë do t’i jepet filmit që nga juria, e kryesuar nga Robert de Niro, do të konsiderohet më i miri në pjesën garuese.

Ky dhe çmimet tjera përcjellëse kësaj radhe do të ndahen më 22 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›