E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet India. Masa ne New Delhi pas sulmeve

India rrit masat e sigurisë në mbarë vendin pas atentateve terroriste në Mumbay që një ditë më parë shkaktuan 20 të vdekur e mbi 140  të plagosur. Tre sulme gati të njëkohëshme goditën zona të ndryshme të  qytetit në orën e pikut.

Bombat artizanale shpërtheyn në tregun e Zaveri, ne zonën e Teatrit të Operas ku ndodhen një seri argjendarish  si dhe në zonën qëndrore të Dadar, afër hekurudhës. Forcat e sigurisë kanë ngritur postblloqe në New Delhi e Kalkuta, ndërsa kontrolle të imtësishme po bëhen në të gjitha ndalesat e trenave, qendrat tregëtare, spitale, hotele e strukturat më përfaqësuese, zyra shtetërore, objekte kulti e atraksione turistike.

Paraprakisht policia hedh dyshime se pas sulmit fshihen  ‘Mujahiddin Indiani’, të lidhur ngushtë me  grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba të akuzuar dhe për një seri sulmesh  vdekjeprurese në  Mumbai. Sulmet vijne në një kohë kur india dhe Pakistani janë ulur në tryezën e bisedimeve me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Kontrolle janë bërë në të gjithë krahinën përfshi edhe zonën e Dragashit që është shumë pranë Zapodit por pa bërë të mundur rënien në gjurmët e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›