E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti vendos piramida do te shembet

72 votat e maxhorancës për ligjin e kompleksit të ri parlamentar i kanë hapur dritën jeshile ndërtimit të tij.
Deputetët e maxhorancës, firmëtarë të draftit që rregullon bazën ligjore për lejet e sheshit dhe ndërtimit, por dhe shembjen e piramidës, nuk kanë kursyer akuzat për kryetarin e selisë rozë. Edi Rama sipas tyre po ndërrmer fushatë denigruese kundër tempullit të parlamenatrizmit.

“Gënjen dhe enveristët kur u thotë se shqetësohet për mauzoleumin e Enverit që në fakt e dha me qira duke e kthyer në një grumbull kioskash dhe qebaptoresh sociale, politike dhe madje edhe mediatike. Kostoja do të jetë 10-fish më e vogël se 1.5 miliardë dollarët që vidhnin çdo vit nga arka e shtetit dhe kalonin në korrupsion doganash, tatimesh”-tha deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

“Do të ndërtohet në Tiranë në vendin më dinjitoz që meriton të ketë një parlament, cili është ky ai vend që për fatkeqësinë e të gjithëve ne mund të quhet sot një vend i mallkuar. Ne do ta konsiderojmë një vend që do të jetë pozicioni më kyç gjeografikisht dhe politikisht për Tiranën dhe për Shqipërinë, po, te Piramida”-tha deputeti, Enkelejd Alibeaj.

“Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit do të jetë organi kompetent për miratimin e lejes së ndërtimit dhe të lejes së sheshit të ndërtimit për të cilat investitori, në rastin konkret,  Kuvendi i Shqipërisë do të aplikojë me një procedim të vetëm administrativ dhe pa pagesë”-tha deputeti, Viktor Gumi.

Kuvendi i ri duhet të përfundojë në 28 nëntor të vitit të ardhshëm. Ai do të ndërtohet mbi ish-piramidën, për të cilën nuk jepet ende asnjë datë kur do të shembet.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›