E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet kulla e dyte e Berishajve

Pasi ruajti me rreth dy mije police kullen e pare kryeministrine Berisha ka vendosur nje sistem te ri rojesh ne kullen e dyte pallatin shumekatesh ku banon ai dhe e bija. Ndalohet hyrja ne rrugicen e kryeministrit si dhe parkimi ne rrugen qe ai shkon per ne pune


Kryeministri Sali Berisha ka shtuar ditet e fundit masat e sigurise rreth vetes dhe familjes se tij duke monitoruar me roje shteterore cdo hap qe hedh. Zyrtarisht ne drejtim te kryetarit te Keshillit te Ministrave nuk ka ardhur asnje kercenim per vrasje dhe duket se e gjithe frika e tij vjen pas protestave te opozites. Pasi ruajti me rreth dy mije police kullen e pare kryeministrine Berisha ka vendosur nje sistem te ri rojesh ne kullen e dyte pallatin shumekatesh ku banon. Ne kete pallat banon edhe vajza e tij Argita Malltezi se bashku me kater femijet e vegjel.


Familja e kryeministrit Sali Berisha banon ne nje pallat shumekatesh ne rrugen Mustafa Matohiti vetem 300 metra pas shtepise se tij me te dashur kryeministrise. Deri me 21 Janar kjo rrugice e ngushte njekalimeshe ishte nje nga zonat e preferuara te rinise se kryeqytetit per shkak te disa lokaleve interesante qe ndodhen aty.


Prej pese vitesh kryeministri kishte bashkejetuar normalisht me keto lokale. Klientet e tyre ishin mesuar me levizjet e tij te shpeshta dy-tre truproja te Gardes tek hyrja e pallatit dhe muziken e ulet gjate oreve te mbremjes. Makinat kalonin rregullisht ne kete rruge. Madje ata qe kishin fat mund te gjenin edhe ndonje vend parkimi pasi kryeministri kishte rezervuar vetem kater vend-parkime perpara hyrjes se tij dhe pjesa tjeter ishte e lire per qytetaret. Por pas 21 janarit gjithcka ka ndryshuar.


Ne hyrje te rruges Mustafa Matohiti tashme ndodhen dy bllokues te rruges dhe nje patrulle e policise rrugore. Asnje makine e paautorizuar nuk lejohet qe te hyje brenda. Per te perforcuar masat e sigurise ndodhen edhe dy punonjes te Gardes se Republikes te cilet kontrollojne cdo levizje. Te vetmet makina qe mund te kalojne kete postbllok jane ato te kryeministrit si dhe makina e Ambasades Iraniane e cila ndodhet ne hyrje te rruges. E njejta mase eshte marre edhe ne pjesen fundore te rruges.


Edhe aty ndodhen dy truproja te Gardes se Republikes qe kontrollojne cdo levizje. Nje set i gjate konesh piramida te vogla plastike te policise rrugore tregojne qe nuk mund te parkosh ne kete rruge.


Kryeministri banon ne katin e katert te pallatit ndersa tre kate me lart jeton edhe e bija Argita. Apartamentet e saj ndodhen ne katin e shtate dhe kane nje pamje te mire te malit te Dajtit. Ajo jeton aty se bashku me kater femijet e vegjel. Nderkohe djali i kryeministrit Shkelzen Berisha jeton ne periferi te kryeqytetit. Masa te rrepta sigurie po merren keto dite edhe per vajzen e kryeministrit. Garda monitoron cdo levizje te saj.


Pervec kontrolleve ne hyrje e gjithe rruga eshte nen patrullimin e rrepte te Gardes se Republikes. Vetem diten e djeshme ne kete zone ndodheshin shtate punonjes te gardes. Tre prej tyre patrullonin rrugen dhe tre te tjere qendronin perpara hyrjes se pallatit te kryeministrit. E vetmja makine e parkuar ne kete rruge ishte nje fuoristrade e bardhe e Gardes se Republikes. Shoferi i saj qendronte gjate te gjithe kohes ne timon. Nen xhaketat dhe palltot e zeza te garditesve binte ne sy pjesa e fryre e armes. Nderkohe brenda hyrjes se pallatit qendronin gardiste te tjere. Keta te fundit ishin te armatosur me kallashnikove.


Sa here qe kryeministri apo anetaret e familjes se tij hyjne dhe dalin nga ndertesa gardistet dalin ne rruge duke kontrolluar te gjithe perimetrin rreth makines. Ne kete rast gardistet jane me kallashnikove ne duar. Ne rastet kur kryeministri ndodhet ne banese numrit te gardisteve qe ruajne rrugen i shtohen edhe truprojat personale.


Masat per ruajtjen fizike te kryeministrit nuk perfundojne ne dalje te rruges por vazhdojne gjate te gjithe itinerarit te tij te perditshem. Me vendim te Policise Rrugore eshte ndaluar parkimi edhe ne rrugen Papa Gjon Pali II. Nga kryqezimi i rruges Mustafa Matohiti ku banon kryeministri e deri tek kryqezimi i rruges Ismail Qemali nuk lejohet me parkimi i makinave. Ne krahun e shtepise se kryeministrit jane vendosur disa pengesa te Policise Rrugore dhe shirita bardhe e blu qe ndalojne makinat te qendrojne aty.


Ne krahun tjeter mund te parkojne vetem makinat e Ministrise se Integrimit te cilat marrin leje te vecante nga ministrja Majlinda Bregu. Pjesa tjeter e rruges nga shtepia e Sali Berishes e deri ne kryeministri eshte nen ruajtjen e Gardes se Republikes dhe nuk lejohet parkimi i makinave ne kete zone.


Menyra se si kryeministri Sali Berisha ruan te gjithe rrugen qe pershkon cdo dite per te shkuar ne pune le pershtypjen se Garda i druhet sulmeve fizike por edhe ndonje autobombe. Patrullat e policise se rendit gjenden shpesh perreth ketij blloku pallatesh ndersa garda monitoron edhe pjesen e pasme te pallatit. Nje prej lokaleve ka hyrje te pasme dhe ne deren e tij qendrojne efektive te tjere te Gardes se Republikes. Ata monitorojne edhe makinat qe parkohen pas pallatit te familjes Berisha.

Si u ruajt Berisha me 28 Janar

Qe ne oret e para te 28 janarit dites se protestes homazh te opozites ne te gjitha institucionet kishin rritur masat e sigurise. Ndryshe nga ditet e zakonshme ku efektivet e Gardes sherbejne te veshur civile te gjithe ishin me uniforma ushtarake. Telat me gjemba nuk munguan qe te vendoseshin si mase shtese sigurie ne perimetrin e kryeministrise. Ambienti ruhej nga rreth dy mije police forca speciale dhe gardiste. Ne dritaren e zyres se kryeministrit ishte instaluar nje kamera nga ku shihej protesta.


Kryeministri u largua vetem nje here nga godina e Keshillit te Ministrave ne oren 1618 per tu rikthyer vetem dhjete minuta me vone. Por makinen e kryeministrit kete here e shoqeruan edhe dy foristrada te tjera te cilat nuk bejne pjese ne eskorten normale. Ne te dy hyrjet e rruges prane kryeministrise ishin te vendosura postblloqe te cilat lejonin kalimin vetem te automjeteve te autorizuara. Brenda kryeministrise ne anen e pasme te saj ishin te vendosura dy makina zjarrfikese. Ne oborr ishin vendosur edhe disa makina te forcave speciale.


Per te ndjekur protesten ne kryeministri ndodheshin Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj bashke me Drejtorin e Policise per Krimet e Renda dikur ish drejtor i Policise se Tiranes Tonin Vocaj.


Rreth e perqark Kryeministrise ishin stacionuar rreth 40 automjete te policise ndermjet te cilave edhe dy makina qe perdoren per te shperndare turmen me uje. Tek Radio Televizioni Shqiptar ne te dy krahet e rruges Papa Gjon Pali II ishin vendosur 27 automjete policie te gjitha te mbushura me uniforma blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›