Gjiknuri Pse Parlamenti smund te marre tabulatet

Anetari i Komisionit te Ligjeve sqaron per gazeten Shekulli se tabulatet telefonike merren vetem nga organet gjyqesore per hetimin e nje akuze
TIRAN - Nensekretari per eshtjet Ligjore ne Partine Socialiste Damian Gjiknuri tha dje se Komisioni Hetimor per 21 janarin nuk mund te neperkembe te drejta qe mbrohen nga Kushtetua per sa i perket individit. Ne nje interviste te dhene per Shekulli-n anetari i Komisionit te Ligjeve sqaroi se tabulatet telefonike hyjne tek fshehtesia e komunikimit dhe korrespondences e cila eshte nje e drejte Kushtetuese qe mund te shkelet vetem per qellime te nje hetimi ndaj nje akuze nga nje person konkret dhe kjo e kryer nga organet gjyqesore.
Komisioni Hetimor qe po heton demonstraten e 21 janarit ku mbeten te vrare tre protestues ka vendosur qe te marre ne zoterim listen e thirrjeve telefonike te 31 zyrtareve te larte te shtetit.
Si e konsideroni ju kete vendim dhe a ka baze ligjore
Per mua eshte nje veprim absurd i nxitur nga ajo klime e pergjithshme qe e ka kapur mazhorancen pra per te ngriture nje kercenim dhe per tu pergjigjur me mjete ekstremist joligjore dhe joproporcionale ndaj nje kercenimi te stisur. Pse Komisioni Hetimor nuk mund te neperkembe te drejta qe mbrohen nga Kushtetua per sa i perket individit.
Duhet te kemi parasysh qe tabulatet hyjne tek fshehtesia e komunikimit dhe korrespondences eshte nje e drejte Kushtetuese qe mund te shkelet vetem per qellime te nje hetimi ndaj nje akuze nga nje person konkret dhe kjo e kryer nga organet gjyqesore. Pra nuk mund te behet permes rruges parlamentare aq me teper kur behet fjale per persona te gjithe me imunitet persona te cilet kane garanci akoma me te forta per sa i perket ushtrimit te detyres se tyre.
Por mbi te gjitha kjo eshte nje e drejte qe mbrohet nga Kushtetuta quhet fshehtesia e komunikimit dhe korrespondences. Madje dhe ligji per shoqerite per komunikimet elektronike ligji qe percakton detyrimet qe kane shoqerite ndaj shtetit kane percaktuar qe keto jepen vetem per qellim te ndjekjes penale sipas Kodit te Procedures Penale.
Ne kete rast vetem per nje hetim penal kur nje personi i ngarkohet nje akuze konkrete. Per kete ka edhe nje sere vendimesh te Gjykates Europiane te Strasburgut ka edhe nje direktive te Bashkimit Europian se deri ne cfare kufiri keto mund te ndahen. Pra ne nje fare menyre e drejta eshte e konsoliduar ne kete drejtim. Ajo qe ka bere Komisionit Hetimor dje per mua eshte skandaloze absurde antiligjore dhe me pasoja te jashtezakonshme per menyren se si po menaxhohen pushtetet ne Shqiperi.
Ne liste jane 22 perfaqesues te opozites...
Nuk diskutohet qe ai Komision Hetimor ne themel eshte i njeanshem. Ai komision eshte bere per te anashkaluar organet hetimore te cilat po hetojne kete ngjarje. Ai komision ne nje fare menyre do ta quaja nje puc te bute te shtetit. Pra gjithe kjo sjellje e qeverise eshte nje lloj puci i bute i shtetit per te anashkaluar te gjitha institucionet qe ka ngarkuar Kushtetuta dhe per tia ngarkuar kete nje komisioni gjoja omnipotent politik per ta cuar kete deri ne fund sipas interesave politike. Por ne themel nuk ka rendesi se sa deputete e rendesishme eshte vetem tendenca.
Mjafton fakti qe ata kerkojne te dhena te cilat mbrohen nga Kushtetuta duke mos kryer nje hetim penal pasi kjo eshte shume e rendesishme sepse ata nuk po kryejne nje hetim penal. Atehere ketu jemi perpara nje shkelje flagrante dhe une them qe ata njerez po kryejne nje krim.
Duke pasur parasysh qe shume drejtues te larte te shtetit kane komunikime me zyrtare te Bashkimit Europian me zyrtare te NATO-s apo me zyrtare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Publikimi i ketyre detajeve a mund te cenoje kjo marredhenien midis shteteve
Kjo mund te cenoje gjithcka.
Kjo mbi te gjitha cenon jeten private te individit marredheniet qe ai ka cenon drejtuesit e institucioneve qe krahas jetes private kane dhe ushtrimin e detyres se tyre Kushtetuese dhe nga te gjitha drejtimet marrja e tyre renia e tyre ne duar pertej qellimit qe ka parashikuar ligji eshte e rrezikshme ne te gjitha drejtimet qofte ne planin personal qofte ne planin institucional perfshire edhe ate qe ju thate.
Duke pare ecurine e deritanishme te Komisionit Hetimor mbi demonstraten e 21 janarit. Sa i besueshem do te jete raporti qe do te hartoje ky komision
Nuk dua te komentoj pasi e thashe edhe me siper ky Komision Hetimor per nga menyra se si eshte ngritur nga nxitimi nuk ka te beje fare me hetimin qe kerkon qeveria por thjesht do te anashkaloje organet te cilat duhet te bejne detyren. Keshtu qe te gjitha veprimet qe kryen komision jane thjesht te motivuara politikisht dhe skane asnje lloj rendesie per mua dhe nuk ia vlen ti komentoj.