E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne zyrat e gjendjes civile shpeton dokumentacioni

VLOR - Nje zjarr ka rene mesditen e djeshme ne godinen ku ndodhen zyrat e Gjendjes Civile dhe Tatim-Taksave te Vlores.


Policia si dhe zjarrfikeset kane mberritur ne vendngjarje menjehere pas njoftimit. shte shqyer dera kryesore e hyrjes per ne gjendjen civile ndersa eshte bere e mundur shuarja e flakeve te zjarrit. Tymi ka perfshire te gjitha zyrat por fatmiresisht zjarri nuk ka depertuar shume. Specialiste te zjarrfikeses si dhe te kriminalistikes thone se nga hetimet e para rezulton se shkak i renies se zjarrit te kete qene paneli shperndares.


Si pasoje jane djegur vetem korridori hyres perbrenda gjendjes civile si dhe nje dollap prej druri i cili ishte i mbeshtetur ne panelin e energjise elektrike. Si pasoje e shkendijave qe ky panel ka leshuar ka marre flake dollapi e me pas jane perhapur ne korridor dhe ne ambientet perreth. Nenkryetari i Bashkise se Vlores Edi Leka u shpreh se nuk kishte asnje cenim te kompjutereve apo zyrave brenda gjendjes civile ku operojne 5 rajonet e Vlores per dhenie certifikatash.


Sipas tij jane djegur korridori hyres si dhe nje dollap i cili kishte ne brendesi vetem disa certifikata dublikate te transkriptuara te vitit 2006 te cilat ishin te dala jashte perdorimit nderkohe qe gjendja civile nuk eshte prekur. Mesohet se ka shpetuar i tere dokumentacioni i nevojshem si regjistrat e vjeter kompjuteret si dhe printeret te cilat printojne certifikatat.


Sipas zjarrfikesve te Vlores shkak i zjarrit ka qene paneli shperndares i godines se gjendjes civile i cili eshte tejet i amortizuar si pasoje eshte djegur i gjithe impianti elektrik i godines se Gjendjes Civile.


Zyrat sot kane qene te mbyllura per shkak te dites se pushimit por me tu njoftuar punonjeset e gjendjes civile te te pese rajoneve kane ardhur per te qene te pranishme si dhe kane sjelle celesat e zyrave ku punojne per te pare ne kishte zjarr a jo si dhe jane marre me shuarjen e zjarrit te godines se bashku me punonjesit e policise bashkiake si dhe te zjarrfikesve. Nderkohe pas ikjes se zjarrfikesve punonjeset kane bere kontrollin e dokumentacionit.


Te pranishem ne vendin e ngjarjes kane qene edhe dy nenkryetaret e Bashkise se Vlores Edi Leka e Ilir Banushi si dhe kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika i cili ka pare nga afer e ka ndjekur tere situaten nderkohe eshte shprehur se gjendja civile do ti nenshtrohet rikonstruksionit por pa cenuar qytetaret e qytetit te Vlores te cilet operojne per te marre dokumentacione.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›