E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blitz anti-Anonymous, 25 të arrestuar

KILI - Interpol-i bëri të ditur se ka vënë në pranga 25 hackera, të dyshuar se janë pjesë e grupit Anonymous në Europë dhe Amerikën Latine.

Të ndaluarit janë nga 17-40 vjeç  dhe dyshohet se kishin planifikuar sulme të koordinuara kundër faqeve zyrtare të institucioneve në disa vende të botës.

Planet e hackerave u zbuluan nga prokurori Marcos Mercado në Kili, i cili pretendon se ka prova të forta që implikojnë këta persona edhe në sulmin e websitit të Bibliotekës Kombëtare në Kili, si dhe kundër faqeve zyrtare të kompanive energjetike Endesa e Hidroaysen.

Sipas prokurorit Mercado, nëse këto akuza vërtetohen, të dyshuarit mund të dënohen nga 541 ditë deri në 5 vjet burg.

(er.nu/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›