Miratohet projekt/ligji për privatizimin e Alpetrol-it
TIRANE - Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projekt/ligjin për privatizimin e kompanisë së naftës, Alpetrol.
Drafti është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshtoi. Socialistët kërkuan shtyrjen e procesit të privatizimit të Alpetrol-it, duke argumentuar se duhet më shumë transparencë dhe një analizë më e thelluar e të dhënave të sektorit të naftës.
Ndërkaq drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë deklaruan se të ardhurat nga sektori i naftës në periudhën 2004-2011 vlerësohen në rreth 482 milionë dollarë. Pas miratimit në komisionet kuvendore, projekt/ligji për privatizimin e Alpetrol-it pritet të kalojë në seancë plenare
(er.nu/news24/BalkanWeb)