E Diel, 1 Nëntor 2026

45-vjeçari apel për ndihmë: Vetëm transplanti mund të më shpëtojë

KUKES - Një 45-vjeçar nga qyteti i Kukësit rrezikon të humbasë jetën, për shkak të mosfunksionimit të veshkave, ndërsa e ka të pamundur financiarisht kryerjen e një transplanti.

Bujar Shehu prej më shumë se një viti endet nëpër spitale, në përpjekje për të shpëtuar jetën përmes dializës, por tashmë e vetmja gjë që do ta bënte të fitonte betejën me vdekjen është transplanti.

“Më kanë thënë që ky operacion shkon deri në 15 mijë euro, sepse veshkën do ma dhurojë nëna.”- shprehet Bujari.
Nëna e Bujarit është e gatshme t’i dhurojë atij veshkën, por pengesë për ta bërë të mundur këtë ndërhyrje është situata financiare e familjes Shehu.

“Prej një viti që kemi bërë analizat, unë jam e gatshme të shpëtoj djalin. Por nuk kemi mundësi ekonomike. Po i bëri zemra kujt të verë dorën në zemër si për fëmijën e vet se është i ri.”- u shpreh nëna e 45-vjeçarit.

Familja Shehu me 9 anëtarë shtyn ditët me një pension invaliditeti dhe shumën modeste të një ndihme ekonomike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›