Projekti ILIRIA, ambasadori italian takim me nxënës
TIRANE - Ambasadori italian në vendin tonë, Masimo Gaiani së bashku me zv/ministrin e arsimit Halit Shamata, kanë zhvilluar sot një takim festiv me nxënës të shkollave në kryeqytet, në kuadër të projektit ILIRIA, i cili synon një bashkëpunim mes shkollave shqiptare dhe ato italiane.
Ambasadori italian vlerësoi nxënësit për nivelin e lartë të zotërimit të gjuhës italiane, si dhe i inkurajoi ata të ecin akoma më tutje. Z.Gaiani vlerësoi gjithashtu mbështetjen dhe prioritetin që qeveria shqiptare jep për mësimin e gjuhëve të huaja.
Duke u ndalur në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, Gaiani tha se Shqipëria dhe Italia janë të afërta jo vetëm gjeografikisht por edhe kulturalisht, dhe se Italia do të vijojë të japë mbështetjen e saj në këtë fushë.
Nga ana e tij zv/ministri Shamata, duke e cilësuar projektin ILIRIA një urë lidhëse mes shkollave shqiptare dhe atyre italiane, vlerësoi kontributin e Italisë në këtë aspekt.
(er.nu/news24/BalkanWeb)