E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Policisë së Tiranës takim prezantues me gazetarët

TIRANE – “Partneriteti me median është i rëndësishëm për punën e policisë dhe bashkëpunimi do të jetë dhe më i frytshëm.”
Kjo ka qenë deklarata e drejtorit të Policisë së Tiranës Bernard Caushaj, gjatë një takimi prezantues me gazetarë, të cilët mbulojnë për mediat sektorin e policisë.

Caushaj shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë për uljen e veprave penale në Tiranë, si dhe garantimin e një jete më të sigurt për çdo qytetar.

Bernard Caushaj u emërua në detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës në datën 5 shkurt, pas vrasjeve të bujshme të dy femrave Eleni Basho dhe Megi Jokici.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›