E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokada Kosovë-Maqedoni, pritet firmosja e marrëveshjes

PRISHTINE-Kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi ka siguruar se marrëveshja me Maqedoninë do të mbyllet maksimumi deri ditën e nesërme.
Kryeministri Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me homologun e tij Maqedonas , Nikola Gruevski, lidhur me bllokadën e krijuar në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Në mbledhjen e qeverisë Thaci ka thënë se “Jemi dakorduar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”. 
 
Ai deklaroi se kjo situatë nuk është e shëndetshme për asnjërën palë. 

Kryeministri Thaçi u tha vartësve të tij se puna e embargove do të mbyllet sot ose nesër prandaj ka angazhuar që të merret me këtë punë, zv kryeministrin Hajredin Kuçi, dhe zv. kryeministren dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. 

Ndërkohë Kusari Lila, ka njoftuar kabinetin se situata në kufi me Maqedoninë  është po e njëjta. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›