E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALMEX 2010 bashkepunim i suksesshem public - privat ne fushen e sigurise



TIRANE - Ne diten e fundit te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group ministri i Mbrojtjes Arben Imami mori pjese ne konferencen per shtyp te organizuar me rastin e dhenies se rezultateve perfundimtare te ketij eventi.
Pervec medias se ftuar te pranishem ne kete aktivitet te rendesishem ishin te gjithe perfaqesuesit me te larte te Ministrise te Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem duke filluar nga shefi i Shtabit Gjeneral Brigade Maksim Malaj dy zevendesministrat e Mbrojtjes z. Starova dhe z. Spahiu dy zevendesshefat z. Gerveni dhe z. Lleshi gjeneralet drejtoret e drejtorive respektive si dhe atashete e akredituar ne Tirane.

Imami vlereson ALMEX 2010
Ne deklarimin permbledhes te ketij aktiviteti per median Ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha Ne vleresojme si Ministri e Mbrojtjes qe ishte nje sukses i perbashket i biznesit shqiptar midis biznesit dhe kompanive te huaja qe punojne ne fushen ushtarake dhe te Ministrise se Mbrojtjes. Une dua te falenderoj ne menyre te posacme zotin Muhametaj dhe kompanine e tij qe i dha mundesi Ministrise se Mbrojtjes te komunikoje me nje rreth te gjere perfaqesuesish te industrive ushtarake dhe njekohesisht ti prezantoje ata me kapacitetet tona ne fushen e prodhimit ne fushen e demontimit dhe te modernizimit te ushtrise shqiptare. Ky eshte nje dialog i cili sapo ka filluar midis kesaj Ministrie dhe industrive por te jeni te sigurt qe ashtu si per cdo ushtri dhe per cdo Force te Armatosur te vendeve te NATO-s edhe Forcat tona te Armatosura do te shkojne ne nje proces te ripajisjes dhe modernizmit te tyre proces qe nuk mund te behet vecse permes nje bashkepunimi te qarte te ngushte dhe transparent me industrine ushtarake.
Une ne menyre te posacme ju falenderoj per mbeshtetjen dhe mbeshtetjen qe na keni dhene gjithashtu edhe per mundesine qe publiku shqiptar te shohe disa nga eksponatet e vjetra te ushtrise sone. Vete interesimi qe ka pasur qofte nga pjesemarresit ne kete panair por edhe nga publiku shqiptar tregon qe padyshim qe ky panair ishte nje sukses. Ne jemi te lumtur qe me ne fund edhe Shqiperia arrin ne nje bashkepunim midis biznesit vendas dhe Ministrise se Mbrojtjes te realizoj te parin panair ne fushen e Mbrojtjes dhe te Sigurise.

ALMEX 2010 nje sukses

Me pas presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj tha se dua te shpreh falenderimin me te madh per Ministrine e Mbrojtjes ministrin Arben Imami dhe ne vecanti stafin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura si dhe Ministrine e Brendshme. Eshte nje kenaqesi shume e madhe per te gjithe shoqerine Klik Ekspo Group qe per here te pare ne Shqiperi ia arriti te organizoje me shume sukses Ekspoziten e pare Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010.
Ne mbyllje Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i dorezoi Diploma Nderi kompanive e individeve qe paten nje prezantim me te suksesshem.

ALMEX 2010 - Panairi i Pare per Sigurine dhe Mbrojtjen eshte ideuar si nje ngjarje kult qe promovon nje force te re Forcat e Armatosura te Shqiperise e cila aderon barazisht me aleatet e tjere ne NATO. Me anetaresimin ne Aleance dhe pergatitjen per te kaluar pragun e BE intensifikohen prirjet e Shqiperise per tu perfshire me ze te plote ne ceshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurise nderkombetare. Nje proces i gjate perditesimi ka perfshire strukturat e mbrojtjes dhe sigurise kombetare nderkohe qe me partneret e investitoret e huaj bashkeveprimi ka marre tashme udhe. Ky eshte ALMEX nje objektiv i perqendruar mbi aktualitet dhe nje radar qe perpiqet te perceptoje te ardhmen e sektorit.

KLIK EKSPO GROUP eshte kompania shqiptare qe operon ne sektorin e panaireve nderkombetare. Klik Ekspo Group eshte anetar me te drejta te plota ne Organizaten Globale te Panaireve Nderkombetare U.F.I. me seli ne Paris dhe partnere e Aleances se Panaireve te Evropes Qendrore C.E.F.A..

RENEA pushton sheshi Skenderbej

Trupat elite te Policise se Shtetit realizojne nje stervitje ne qender te Tiranes

Trupat elite te Policise se Shtetit Forcat e Repartit RENEA kane realizuar nje stervitje demonstrimi ne Sheshin Skenderbej ne Tirane ne kuader te aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise Ministria e Brendshme dhe shoqeria Klik Ekspo Group ne pranine e ministrit te Brendshem Lulezim Basha perfaqesuesve te NATO-s atasheve ushtarake te disa ambasadave te akredituara ne Tirane drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare si dhe qytetareve te shumte te pranishem. Ne qender te ketij demonstrimi ishte prezantimi i teknikave te specializuara te nderhyrjes se ketyre forcave per zgjidhjen e situatave me veshtiresi te larte sic eshte rasti i grabitjes se bankave nga elemente te armatosur. Banoret e Tiranes jane bere deshmitare te devocionit dhe perkushtimit te Policise se Shtetit gjate nje aksioni te improvizuar te perballjes dhe ndeshkimit te krimit. Si rralle here qytetare te shumte kane pare nga afer ne sheshin kryesor te kryeqytetit operacionin policor te organizuar nga forcat elite te Policise se Shtetit ato te RENEA-s. Trafiku i makinave per disa caste bllokohet. Tre helikoptere shfaqen njeri pas tjetrit duke qendruar pezull disa metra larg tokes. Prej andej forcat e policise zbresin me litare. Ia behin edhe sirenat e makinave te policise qe mblidhen me shpejtesi para Muzeut Historik Kombetar. Degjohen krisma automatiku. Trupat e policise kane arritur te bllokojne makinen e dy grabitesve bankash duke bere rrethimin e tyre. Te sigurt ne veprimet e tyre arrijne ti nxjerrin nga furgoni dhe duke i shtrire per toke iu vendosin prangat ne duar grabitesve. Me shpejtesi largohen nga sheshi Skenderbej ndersa lene pas imazhin e Policise se Shtetit qe kurdohere eshte aty ne te mire te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike. I mire-organizuar kesaj here i stimuluar operacioni u zhvillua para syte e publikut te gjere si nje deshmi e vendosmerise se forcave speciale te RENEA-s ne luften kunder veprimtarive kriminale. Komandanti i repartit elite te Policise se Shtetit Luigj Vathi tha se forcat speciale kane qene jane dhe do te jene gjithmone ne eficience te plote ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit. RENEA eshte perhere ne lartesine e duhur. Cdo veshtiresi kapercehet.
Ne kete repart punojne efektiva te trajnuar si nderhyres snajper alpiniste zhytes etj. Ne rolin e nderhyresit jane te stervitur te gjithe efektivet e repartit. Secili prej tyre eshte i stervitur ne perdorimin e armeve perfshi qitjen snajper arte marciale luftime ne vende te mbyllura zbritja me litar nga catite dhe helikopteri teknika infiltrimi mbrojtje e VIP-ave transmetime dhe pergjime radio fotografi topografi dhe lundrim alpinizem dhe zhytje. Demonstrimi i bere dje nga forcat speciale te RENEA-s eshte ne kuader te nje projekti per promovimin e performances dhe progresin e Policise se Shtetit ne luften kunder krimit. Ne perfundim te ketij demonstrimi ministri i Brendshem Lulezim Basha i deklaroi medias se pranishme Duhet te ndihemi krenare me shkallen e pergatitjes e te gatishmerise te cilen vazhdon te mbaje te konsolidoje e te coje perpara reparti elite i Policise se Shtetit Reparti i Eleminimit Neutralizimit te Elementeve te Armatosur RENEA. Ata kane realizuar nje skenar fiktiv i cili stimulonte grabitjen e nje banke nga nje grup i rrezikshem kriminal me parametra te pergatitjes terroriste dhe skenari i pergjigjes ndaj kesaj ngjarjeje eshte demonstruar qartesisht para syrit te kamerave dhe para syrit te qytetareve dhe eksperteve qe e ndiqnin ketu ne qender te Tiranes - tha ministri i Brendshem. Sipas tij aftesia e tyre vjen duke u persosur kapacitetet e tyre teknike organizative planifikuese dhe njerezore kane arritur sot padyshim ne nivelet e praktikave me te mira evropiane.

Box 1
Kreu i Policise se Shtetit Burgaj vleresime per ALMEX 2010

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj vizitoi dje Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine Rajonale ALMEX 2010 e cila u zhvillua prej tri ditesh ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar. Ne kete vizite drejtori i Pergjithshem z. Burgaj u ndal vecanerisht ne stendat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit e cila se bashku me stenden e forcave te RENEA-s Drejtorise se Qarkullimit Rrugor etj. qe jane pjese e kesaj ekspozite. Drejtori Burgaj e vleresoi si shume te vlefshme kete ekspozite duke e konsideruar si nje mundesi te mire te njohjes nga publiku i gjere shqiptar dhe i huaj te nivelit te larte te zhvillimit qe ka arritur nder vite Policia e Shtetit si ne drejtim te performances mjeteve ashtu edhe sherbimeve te saj te ofruara prej saj per qytetaret. Ne hapesiren e percaktuar per Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane ekspozuar per publikun e gjere arme te ndryshme si dhe mbi 90 foto te fiksuara gjate veprimtarive te shumta te organizuara nga strukturat e Policise se Shtetit. Vizitoret e shumte te cilet kane vizituar hapesiren e Drejtorise se Pergjithshme te Policise jane shprehur mjaft kurioze vecanerisht per armet e ekspozuara aty te cilat datojne qe prej viteve 1800 e deri ne ditet e sotme. Ne kete stende publiku eshte njohur me gjeresisht me veprimtarine e Policise se Shtetit dhe sherbimin e domosdoshem qe ajo ofron per komunitetin nepermjet fletepalosjeve dhe kartolinave te ofruara per vizitoret.

Prezantohet Qendra e Kultures Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes

Ne kuader te aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 u organizua ne nje nga ambientet e Muzeut Historik Kombetar prezantimi i misionit te ri te Qendres se Kultures Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes nje projekt ky i cili eshte ideuar dhe mbeshtetur nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ky projekt i cili ka pak kohe qe ka nisur te zbatohet ne QKMBM do te marre kuptimin e plote te saj ne vitin 2011. Te pranishem ne kete aktivitet te rendesishem ishin Ministri i Mbrojtjes Arben Imami presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj te gjithe perfaqesuesit me te larte te Ministrise te Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem duke filluar nga shefi i Shtabit Gjeneral Brigade Maksim Malaj etj. Prezantimin ne lidhje me punen qe behet ne kete institucion e beri drejtoresha e Pergjithshme e ketij institucioni znj. Zerina Kuke e cila beri nje rezyme te shkurter mbi aktivitetet dhe programet qe ndjek institucioni bazuar mbi veprimtarite artistike dhe kulturore te Forcave te Armatosura. E krijuar qe nga viti 1947 Shtepia Qendrore e Ushtrise ose sic u emertua me vone Qendra e Kultures se Forcave te Armatosura ka organizuar nje sere aktivitetesh e veprimtarish artistike per te mberritur sot ne nje proces transformimi teresor me nje imazh te ri per Forcat e Armatosura. Gjate ketij prezantimi znj. Kuke beri te njohur te gjitha programet dhe projektet e QKMBM ne ndjekje te aktiviteteve te Forcave te Armatosura dhe te gjitha strukturave te tjera qe dalin prej saj duke garantuar transparence te plote per median dhe publikun.
Ne perberje te kesaj qendre do te jete Drejtoria e Marredhenieve me Publikun dhe Informimin laboratori i Fotografise radioja e cila do te transmetoj aktivitetet e Forcave te Armatosura regjia qendrore me nje studio televizive per te percjelle imazhin e F. A. grafika etj.

1 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›