Dibër, dy vajza prej 22-vitesh të lidhura me zinxhir
Pas rastit të Fierit, ku një 26-vjeçar mbahej i lidhur me zinxhir për shkak të problemeve të tij mendore, rasti është përsëritur kësaj here në Dibër. Dy vajza të sëmuara mendore, mbahen prej 22-vitesh të lidhura në të njëjtën formë. Historia tragjike është përsëritur në familjen Keshi.
Babai i vajzave, Dine Keshi pretendon se të bijat janë me probleme dhe të rrezikshme për komunitetin, ndaj ka gjetur zgjidhjen duke i lidhur ato prej shumë vitesh. Vajzat jetojnë në kushte të vështira, jashtë çdo standardi njerëzor. Mësohet se e ëma e tyre ka vdekur shumë kohë më parë.
Të sëmura, pa mjekimin e duhur, dy vajzat jetojnë në një gjendje të tillë. Shteti iu jep pension invaliditeti, por jo edhe mjekimet e duhura. Vetëm pak ditë më parë, një 26-vjeçar nga Fieri, u zbulua se jetonte prej tre vitesh në një kasolle, i pranguar me zinxhir.
Pas denoncimit në media, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, organet shtetërore e dërguan atë në spitalin psikiatrik të Vlorës. Policia e Dibrës ka theksuar se nuk ishin në dijeni të rastit në Maqellar.