E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i Hormuzit mund të rrisë çmimin e naftës me 50%

“NYT” thotë se Irani i ka të gjitha mundësitë ushtarake ta minojë, ta sulmojë nga ajri apo ta sabotojë këtë ngushticë. Por, pavarësisht rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Perëndimit, përfshirë edhe miratimin në parim të embargos së naftës ndaj Iranit nga ana e BE-ja, sipas ekspertëve politikë për Lindjen e Mesme, Teherani ka pak gjasa ta ndërmarrë këtë aksion.

Zyrtarët amerikanë thonë se Flota e Pestë e Marinës amerikane me bazë në Bahrejn, qëndron e gatshme të mbrojë rrugën e anijeve dhe nëse është e nevojshme të hakmerret ushtarakisht ndaj Iranit.

Vetë ekonomia e lëkundshme e Iranit bazohet në eksportimin e mbi 2 milionë fuçi nafte në ditë nëpërmjet ngushticës së Hormuzit, e cila është rruga e vetme detare nga Gjiri Persik dhe rruga më e rëndësishme në botë për kalimin e naftës, sipas analistëve të Departamentit të Energjisë.

Një bllokadë e mundshme mund të ndëshkojë po ashtu edhe Kinën, konsumatorin më të madh të naftës iraniane. Kina ka investuar shumë në fushën energjetike në Iran dhe ka kundërshtuar sanksionet Perëndimore kundër këtij shteti.

Analistët e Energjisë thonë se edhe një bllokadë e pjesshme e Ngushticës së Hormuzit mund ta rrisë deri me 50 dollarë çmimin e një fuçie nafte. “Reagimi ndërkombëtar nuk do të jetë I lartë, por çmendurisht I lartë”, tha Laërence J. Goldstein, drejtor i Fondacionit për Kërkime në Politikat e Energjisë.

“Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund të jetë një akt kundër të gjithë botës”, tha Sadad Ibrahim Al-Husseini, ish-kreu i Armaco-s Saudite. “Ju nuk mund të luani me ekonominë globale dhe të supozoni se askush nuk do të reagojë”, shtoi ai, i cituar nga “NYT”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-05 12:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›