E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri grek paralajmëron për falimentim në muajin mars

Papademos tha se nevojiteshin më shumë shkurtime për të shmangur daljen nga Eurozona. Analistët thonë se ky paralajmërim bëhet për të përgatitur Greqinë për masa të reja kursimesh.

Inspektorët e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane , të njohur ndryshe si trojka, do të mbërrijnë në Athinë me 15 janar për të monitoruar progresin e reformave.

Ata do të vendosin nëse Greqisë së mbytur në borxhe do t’i jepet paketa e dytë e ndihmave prej 130 miliardë eurosh apo jo.

“Pa një marrëveshje me trojkën dhe financimit të mëtejshëm nga ana e tyre, në muajin mars Greqia do të përballet me rrezikun e një falimentimi të pakontrolluar”, tha Papademos./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-05 12:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›