Shkarkimet në Bashkinë e Tiranës për shkak të rikonstruktimit

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, bëri me dije se largimi nga puna është bërë në përputhje me vendimin e këshillit bashkiak.
Disa ditë më parë, 70 punëtorë të Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral u larguan nga detyra, teksa largimin e shoqëruan me protestë pranë institucionit.
“Bashkia do respektojë kontratën me punonjësit, do iu paguajë punëtorëve 2 paga. Ristrukturimi u bë për të shmangur mbivendosjen e funksioneve. Masat u morën pas vendimit të Këshillit Bashkiak që secila drejtori të marrë përgjegjësitë. Me një vendim të tillë synohet ulja e fondit të pagave dhe rritja e investimeve. Ndërmarrja 1, 2 dhe 3 preken nga shkurtimet. Punonjësit janë njoftuar menjëherë pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak për shkurtimet”, tha Tabaku në reagimin e saj.
Po sot, reagoi edhe kryetari i Sindikatave të Pavarura, Kolë Nikolla, i cili e konsideroi vendimin e bashkisë së shkelje të Kodit të Punës. “Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Do marrim përsipër ndjekjen e procedurës. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore Punonjësit do t’i fitojnë të drejtat e tyre”, tha Nikolla. /Start/
2012-01-05 14:38