E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i ndertimeve pa leje Ligjet miratojne draftin

Komisioni i Ligjeve ka kaluar me konsensus te plote ndryshimet ne projektligjin Per kontrollin e disiplinimin e punimeve te ndertimit i cili parashikon se cdo shtese pa leje ne nje ndertese te autorizuar per tu ngritur do te pengohet qe ne fazen e pare. Sipas draftit mbikeqyresit e punimeve duhet te kontrollojne jo vetem cilesine e ndertimeve por duhet te njoftojne menjehere Inspektoratin Ndertimor Urbanistik te bashkise/komunes apo qarkut nese ka ndryshim projekti. Ne piken 2 te projektligjit parashikohet detyrimi per dhenie informacioni INUK-se per zonat me rendesi kombetare duke synuar krijimin e lehtesive te nevojshme per ushtrimin e kompetencave sipas juridiksionit territorial te inspektorateve ne keto zona. Ne rast mosinformimi nga ana e mbikeqyresit ai jo vetem denohet por rrezikon edhe te humbase licencen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›