E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Beqja Qeveria po rrit papunesine

Partia Socialiste akuzoi qeverine se politikat fiskale te ndjekura nga ajo po rrisin papunesine dhe varferine ne vend. Deputeti socialist Ilir Beqja tha se rritja se fundmi e disa taksave ka goditur direkt cmimet e mallrave me te domosdoshme per jetesen e qytetareve. Shqiptaret jane deshmitare te rritjes drastike gjate muajit gusht te cmimeve te vajit ujit qumeshtit sheqerit dhe te gjitha produkteve te tjera te ambalazhuara me plastike dhe qelq. Te gjithe duhet ta dine arsyen e vertete te rritjes se cmimeve te ketyre produkteve ushqimore. Permes nje politike fiskale absurde ministri i Financave rriti taksen e ambalazheve takse e cila permes nje veprimi zinxhir ne shume pak dite solli rritjen e menjehershme te cmimeve - u shpreh Beqja. Sipas socialisteve edhe te ardhurat publike kane pesuar nje ulje te ndjeshme. Te ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kane rene 12 krahasuar me nje vit me pare. Ky eshte treguesi me i drejtperdrejte i standardit te jeteses se shqiptareve - theksoi Beqja. Deputeti socialist theksoi se e vetmja menyre per te shpetuar nga papunesia dhe varferia eshte largimi i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›