Sarkozy takon kryeministrin Berisha Do te vij ne Shqiperi

Berisha ne Nju Jork takime me personalitetet boterore
Per here te pare nje president francez shkel token shqiptare. Eumlshte Nicolas Sarkozy i cili i konfirmoi dje ne Nju Jork Kryeministrit Sali Berisha se se shpejti do te vizitoje Shqiperine. Gjate ndjekjes se punimeve te takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne Nju Jork Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te shkurter me Presidentin e Frances Nicolas Sarkozy dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Frances zotin Bernard Kouchner. Mesohet se ne takim biseda u perqendrua teresisht ne viziten e Presidentit francez Sarkozy ne Shqiperi. Ne kete kontekst Presidenti Sarkozy i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha deshiren dhe vendimin e tij per te vizituar Shqiperine ne te ardhmen duke u shprehur se per te eshte nje kenaqesi e madhe. Kreu i qeverise shqiptare eshte takuar edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Frances Bernard Kouchner. Gjithashtu behet e ditur se ne kuadrin e punimeve te takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne seline e Kombeve te Bashkuara Kryeministri Berisha u takua me personalitete te tjera boterore si ai me Kryeministrin belg Yves Leterme Kryeministrin bullgar Boyko Borissov Kryeministrin e Portugalise Jose Socrates dhe me Kryeministren e Bangladeshit. Pa harruar as takimet me Presidentin e Turqise Abdullah Guumll Presidentin e Timorit Lindor Jose Ramos-Horta si dhe me drejtues te delegacionit te Kenias me ministrin e Jashtem te Spanjes dhe me ministrin e Jashtem te Arabise Saudite. Ne keto takime behet me dije se Kryeministri u fokusua ne njohjen e republikes se Kosoves. Nderkaq mesohet se Kryeministri Berisha do te mbaje diskutimin e tij ne seancen e dates 22 shtator dhe ne fjalen e tij do te fokusohet ne shembullin e Shqiperise ne perballimin e sfidave dhe ne perpjekjet dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per arritjen e objektivave te mijevjecarit te vendosura nga OKB-ja. Kryeministri Berisha ndodhet ne nje vizite disaditore ne Nju Jork per te marre pjese ne hapjen e punimeve te sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork Kryeministri do te vazhdoje takimet me homologe dhe personalitete boterore me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane dhe perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene e japin kontribut ne shoqerine amerikane.