E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati gjerman Shqiperia rol aktiv ne rajon

Diplomati gjerman Roderich Kiessevetter vlereson rolin aktiv dhe konstruktiv te Shqiperise ne rajon. Deklarata e deputetit anetar i Komisionit per Politiken e Jashtme dhe BE-ne ne Parlamentin gjerman eshte bere gjate nje takimi ne krye te nje delegacioni me zv. ministrin e Jashtem Selim Belortaja. Ne qender te bisedimeve te tyre ishin procesi i integrimit evropian liberalizimi i afert i regjimit te vizave me BE-ne si dhe zhvillimet e fundit ne Ballkanin Perendimor vecanerisht pas miratimit te rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per Kosoven. Deputetet gjermane vleresuan arritjet domethenese te Shqiperise ne keto vite dhe u angazhuan per ta kthyer kete vizite ne nje praktike te pervitshme. Ata u shprehen se duke u bazuar ne raportin e fundit te Komisionit Evropian Shqiperia tashme ka plotesuar detyrimet per liberalizimin e vizave cka pritet te ndodhe se shpejti dhe se do te vijojne te mbeshtesin edhe etapat e tjera te procesit te integrimit evropian te Shqiperise. Gjate ketij takimi u theksua gjithashtu se Gjermania luan nje rol kyc per konsolidimin e paqes dhe sigurise se rajonin tone duke evidentuar edhe perpjekjet e jashtezakonshme te politikes se jashtme gjermane per konfirmimin e pavaresise se Kosoves cka u arrit nepermjet rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne vijim te opinionit keshillimor te GJND-se. Nderkaq Belortaja u ndal edhe ne reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne kuader te procesit te integrimit evropian duke konsideruar plotesimin e te gjitha detyrimeve per liberalizmin e vizave nje shembull inkurajues per te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›