E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja tenton ngerc me pronat i rikthen ne Kuvend

Grupi parlamentar i Partise Socialiste e konsideron votimin e Kuvendit kunder dekretit te Presidentit per kthimin e ligjit te pronave si antikushtetues.Keshtu ne seancen e radhes ne Kuvend opozita jashte cdo lloj programi punimi do te diskutoje perseri per ligjin e pronave tashme te votuar. Ne mbledhjen e grupit kuvendor socialist deputetet e opozites kane ndare qendrimin se votimi i mazhorances kunder dekretit te Presidentit ishte antikushtetues dhe i paligjshem. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Eduart Shalsi tha se nuk do te lejohet dhunimi i Kushtetutes dhe rregullores se Kuvendit.Shprehim gjithe shqetesimin tone per kete dhunim te vazhdueshem qe po i behet procedurave parlamentare te cilat me kete akt shenuan nje kulm procedural dhunimi te procedurave. Kerkojme qe mazhoranca ta kete te qarte qe ky nuk eshte vetem dhe thjesht nje vendim antikushtetues po eshte nje ngjarje e cila nuk mund te kalohet lehte nga opozita - u shpreh Eduart Shalsi. Pak dite me pare socialistet shpallen antikushtetues votimin e dekretit te Presidentit dhe thane se do ta ankimojne ne Gjykaten Kushtetuese per ta shpallur te pavlefshem. Ndersa nga ana tjeter zyra e shtypit e Kuvendit nxori nje njoftim sqarues ku thuhej se procedura e votimit eshte kryer konform rregullave ne menyre specifike neneve 56 57 58 dhe 61 dhe se ne te nuk ka pasur asnje shkelje te kushtetutes. Sipas njoftimit te Kuvendit per rregullueshmerine e ketij votimi sherbimi i seancave plenare eshte i gatshem te perballet me cdo deputet apo grup parlamentar. Dekreti i Presidentit per rishqyrtimin e ligjit per kompensimin dhe kthimin e prones u rrezua nga mazhoranca me shumicen e nevojshme te kerkuar 71 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›