E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama zevendesoi Rucit me Celibashi ne Fier”

I menjehershem ka qene reagimi i Partise Demokratike pas prezantimit qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, i beri Ilirian Celibashit si kandidat per deputet ne qarkun e Fierit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesja e PD-se Laura Vorpsi u shpreh se, Edi Rama vazhdoi serialin e paraqitjes se te ashtuquajturve te pavarur si kandidat te Partise Socialiste, individe me te cilet e bashkojne vetem afera te pandershme korruptive. “Rama sot doli para mediave dhe njoftoi zevendesimin e Gramoz Rucit, si kryeliste ne qarkun e Fierit me ish kryetarin e KQZ-se, famozin Ilirian Celibashi, me te cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjeles, si rival qe e kishte per kryetar bashkie”, u shpreh zedhenesja e PD-se ne deklaraten e saj. Me tej, ajo theksoi faktin se, burime nga selia “mavi” e partise se re te Rames, bejne te ditur se keto dite, Rama do te paraqese kandidate per deputete ish-kryeprokuroren e pergjithshme Ina Rama, e cila e mbrojti ate si avokate nga hetimi si kryeorganizatori i pucit te 21 janarit. Gjithashtu, tha zedhenesja e PD-se, “listes se kandidateve do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdher te prere te organizates kriminale “Hakmarrja per Drejtesi”, qe sundon mbi Z.Rama. Ne liste, thuhet se do te jene Pjerin Ndreu dhe Veli Myftari, zyrtare te larte te Policise se Shtetit, te larguar per vepra te qarta kriminale, nga organet e Policise dhe te denuar nga keto organe”. Sipas Partise Demokratike, partia e re e Edi Rames pervec 99-shave dhe Mjaftuceve, do perfaqesohet me shume se kurre nga bota e krimit dhe mbrojtesit e saj. Gjithashtu, pavaresisht ketyre zhvillimeve ne kampin e majte, Partia Demokratike i ben thirrje z. Rama, qe te beje publike faturat e ndertimit, faturat bankare dhe tatimore, te investimit 1 milione Euro, te bere ne pallatin “paje” te bashkeshortes se tij. Te beje publike burimin dhe taksat e paguara per 100 milione leke kredi pa interes te bashkeshortes se tij. Te beje publik cmimin e vertete te 8000 mije meter katrore truall, te blere ne malin e Dajtit, per rezidencen e tij verore. Gjithashtu PD, i kerkon Rames, te beje publike te gjithe pasurite sic i kerkon ligji, te nenes dhe djalit te tij, si nje detyrim i prere ligjor per ligjin e deklarimit te pasurive, nga zyrtaret publike. Selia blu i kujton kryetarit te opozites se, “vonesa dhe fshehja nga ky detyrim, bind cdo dite e me shume qytetaret Shqiptare, se ti je i trembur dhe i tmerruar nga origjina e pasurive te tua”.

Kandidateve

Listes se kandidateve, do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdher te prere te organizates kriminale “Hakmarrja per Drejtesi”, qe sundon mbi Z.Rama. Ne liste, thuhet se do te jene Pjerin Ndreu dhe Veli Myftari, zyrtare te larte te Policise se Shtetit, te larguar per vepra te qarta kriminale, nga organet e Policise dhe te denuar nga keto organe

Celibashi, kandidat per PS, Rama: Vlere morale per Parlamentin e ri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, eshte prezantuar dje si kandidat per deputet i Partise Socialiste. Ne nje konference dhene per mediat nga selia roze, kreu i PS-se Edi Rama, ka vleresuar kontributin e Celibashit, duke e cilesuar si nje vlere te shtuar morale per Partine Socialiste. “Skuadres tone kombetare per rilindjen e 23 qershorit, i bashkohet nje emer i njohur per publikun. Njeriu qe mbahet mend nga te gjithe per garantimin me ndershmeri, profesionalizem dhe vullnet qytetar te te vetmit rotacion pushteti pa rremuje ne Shqiperi, Ilirian Celibashi”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka permendur dhe faktin, se Celibashit i eshte bere ftese dhe me pare nga ana e PS-se per t’u bere pjese e Partise Socialiste. “Une jam posacerisht i kenaqur sot, qe me ne fund pas dy refuzimesh me pare ne vite te fteses sime per t’ju bashkuar Partise Socialiste, Iliriani kete here ma shprehu vete te gjithe gatishmerine e tij per te kontribuar ne skuadren tone. Eshte nje vlere e shtuar dhe e garantuar morale, profesionale dhe qytetare per skuadren tone kombetare dhe per parlamentin e ri, qe do te dale nga vota per rilindjen ne 23 qershor”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se, Edi Rama deklaroi me pas gjate pergjigjes se pyetjeve te qytetareve ne rrjetin sociale “Twitter”, se Celibashi do te jete kandidat ne Qarkun e Fierit. Ndersa vete Celibashi, u shpreh se pranoi ftesen e PS-se per t’u angazhuar ne politike, pasi vlereson se ajo eshte alternativa me e mire per te qeverisur vendin. “Dua te percjell pikerisht me kete angazhim timin ne politike dhe me kandidimin tim ne radhet e Partise Socialiste, mesazhin qe qytetaret shqiptare duhet te mbeshtesin dhe te votojne masivisht dhe pa asnje lloj hezitimi, pa asnje lloj ngurrimi alternativen e Partise Socialiste, pasi une mendoj qe kjo eshte alternativa me e mire per te qeverisur vendin”, u shpreh Celibashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›