Mjekimi i shtatzanise Florije Peci le per disa dite maternitetin

Florije Peçi ka lënë Maternitetin “Mbretëresha Geraldin” pasi gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar. Por, ky largim nuk ka zgjatur shumë, pasi ajo është kthyer përsëri për të vazhduar mjekimet e shtatzënisë. Ndërkohë prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet bazuar në kallëzimine familjarëve të saj.
Për llogari të këtyre hetimeve, prokurori Arben Nelaj ka nisur drejt Austrisë një letër-porosi me disa detyra konkrete për hetuesit e austriak.
Ai kërkon kartelën orgjinale të klinikiës mjekësore ku Florije Peçi është mjekuar gjatë kohës që ndodhej në gjendje koma si dhe kartelën e qendrës së rehabilitimit fizik që ndodhej në periferi të qytezës së Almusterit në Austri.
Sipas prokurorisë, autoritetet e drejtësisë austriake duhet ta marrin në pyetje për llogari të hetimeve shqiptare, përkthyesen kosovare Lumnije Peci. Kjo e fundit, e ka shoqëruar studenten 22 vjeçare gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në Austri. Përveç përkthyeses, prokuroria kërkon marrjen e dëshmisë së personelit mjekësor të qendrës së rehabiltimit fizik. Procedurat e hyrje daljeve të personave civil në ndërtesën ku ndodhej e shtruar Florije Peçi do te jene nje tjeter fakt qe mund te identifikoje.
Me anë të kësaj letër porosie, prokuroria kërkon që të verifikohet nëse godina ku studentja e aksidentuar ishte e shtruar mbi 50 ditë ka kamera të sigurisë. Nëse konstatohet se ekzistojne këto kamera, të verifikohet levizja e personave që kanë hyrë në dhomën e katit të dytë ku qëndronte studentja mes datave 20 – 25 shtator. Periudhë kjo, që sipas mjekëve të Spitalit “Mbretëresha Geraldin”, rezulton se është bërë edhe ngjizja e fëmijës së Florije Peçit. Në këtë kohë, sipas dëshmisë së motrës dhe vëllait të të aksidentuares, 22 vjeçarja ndodhej për kurim brenda qendrës së rehabilitimit fizik.