Premtimi per politiken e jashtme Rama Jetesim i fjaleve ne vepra me perendimin
Ndërsa zgjedhjet janë gjithnjë e më pranë, ambasadorët e SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, Arvizu e Sequi, nuk hezituan të merrnin pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste.
Përballë tyre, kryetari Rama premtoi se Shqipëria do t’i japë fund dualizmit mes fjalëve dhe veprave, në marrëdhëniet me aleatët. Duke u fokusuar në marrëdhëniet me Kosovën, Rama tha se ndryshe nga demokratët, Partia Socialiste ka qenë gjithmonë pranë Prishtinës në momentet e vështira. Kryesocialisti akuzoi Kryeministrin Berisha se përmes shpifjeve ka tentuar të përcajë kosovarët me PS-në. Ndërsa Ben Blushi theksoi se Europa nuk na paragjykon më për fenë apo periudhën komuniste, por sepse jemi një vend që nuk zbaton ligjet. Socialistët shpjeguan se pjesë e programit të tyre elektoral është angazhimi për një marrëveshje me të gjitha vendit e rajonit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Rama shpjegoi se në vizionin e tij këto pakica janë urat mes shteteve të Ballkanit dhe jo hendeqet mes tyre.