E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bllokimi i tre ligjeve nga opozita, një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve”

10-12-2012 / Gazeta 55

Flet Fatos Beja, kreu i komisionit të jashtëm në Parlament

Një ditë para mbledhjes së ministrave të Bashkimit Europian në Bruksel ku Shqipëria do të vlerësohet për herë  të tret në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat, kreu i komisionit të jashtëm Fatos Beja shprehet se nëse refuzohet statusi fajtore për këtë dështim të radhës është opozita me refuzimin e saj të votimit të tre ligjeve. 
Në një prononcim për mediat deputeti Beja shprehet skeptik që vendi të marrë një vlerësim pozitiv këtë vit.
Mosmarrja e statusit për shkak të bllokimit të tre ligjeve, për demokratin Beja është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. “Kjo që ka ndodhur me ne në Shqipëri nuk ka ndodhur me asnjë nga opozitat e vendeve që kanë kaluar këtë proces. Gjithë vendet e tjera problemet i kanë pasur për çështje të jashtme, Maqedonia për emrin me Greqinë, Kroacia për kufirin me Slloveninë, Serbia për Kosovën, vetëm Shqipëria e ka për shkak të opozitës”, komentoi Beja.
Ndër të tjera kreu i komisionit të jashtëm Fatos Beja theksoi se lobimi i opozitës kundër statusit qoftë në Bruksel, qoftë gjithandej dhe me bllokimin e votimit të tre ligjeve kanë bllokuar proceson e integrimit. “Tani me lotimin që ka bërë Partia Socialiste qoftë në Bruksel, qoftë gjithandej dhe me bllokimin e votimit të tre ligjeve, po bëhet pikërisht kjo, po bëhet kusht statusi. Kush fiton nga kjo? Çfarë ndodh pas zgjedhjeve. S’ka asnjë garanci që edhe pas tyre të mos vijojnë të njëjtat historia si pas zgjedhjeve të 2009. Unë e shoh perspektivën aspak premtuese me këtë lloj qëndrimi të opozitës”, theksoi Beja

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›