E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj, sot vizitë në Tiranë me ftesë të kryeministrit Sali Berisha

10-12-2012 / Gazeta 55

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës


Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Shqipërinë. Ramush Haradinajt do t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar. Konkretisht vizita e Haradinaj nis në orën 11:00, me një takim me kryeministri Berisha, ndërsa më pas, rreth orës 11:45, do të japin një konferencë e përbashkët për shtyp. Rreth orës 12:00, Presidenti, Bujar Nishani do të presë në takim në Presidencë, udhëheqësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj do të takohet edhe me krerët e opozitës, si dhe ata të spektrit të gjerë politik të Shqipërisë, ndërsa do t’iu drejtohet me një fjalë rasti edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ramush Haradinaj rifitoi lirinë nga Gjykata e Hagës, dy javë më parë, duke u çliruar nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Pas këtij momenti, Haradinaj pritet të jetë politikan aktiv në Kosovë, ndërsa pritet që së shpejti ai të jetë edhe pjesë e kabinetit qeveritar.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›