Bllokohen 214 kg kanabis sativa nga Tepelena drejt kryeqytetit
DURRES - Operacioni i koduar Kufiri Ndares i ndermarre nga policia e Durresit ka bere te mundur sekuestrimin e 215 kilogrameve kanabis sativa dhe arrestimin e 2 transportuesve. Neuland Mici 32 vjec si dhe Ylli Cako 42 vjec banore te qytetit te Tepelenes u prangosen ne flagrance nga ana e policise. Dy personat jane kapur ne flagrance nga sherbimet e policise gjate nje kontrolli te ushtruar ne vendin e quajtur Plepa ne lagjen 13 te qytetit te Durresit. Dy personat jane ndaluar nga policia ndersa ishin ne drejtim te dy makinave nje fuoristrade dhe nje veture te dyja me targa te huaja. Lenda narkotike u gjet ne fuoristrade e ndare ne 200 pako ndersa mjeti tjeter bente shoqerimin e droges. Operacioni eshte kryer nga specialistet dhe Agjentet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres te cilet ne rruge operative kane grumbulluar informacione se nje grup i mireorganizuar me veprimtari kriminale ne fushen e trafikut te lendeve narkotike me shtrirje ne disa rrethe do te transportonin ne drejtim te Durresit sasine e lendes narkotike. Nisur nga informacionet ne rruge operative policia kishte te dhena per dy te ndaluarit se po transportonin ngarkesen e droges nepermjet qytetin bregdetar per ne Tirane. Nga te dhenat e deritanishme dyshohet se droga kishte si destinacion tregun vendas ndersa po hetohet origjina e saj. Sasia e lendes narkotike e sekuestruar diten e djeshme e con ne rreth 325 kg sasine e sekuestruar kete fillimviti nga policia e Durresit. Vetem disa dite me pare policia e Tiranes ne bashkepunim me ate te Durresit gjate nje aksioni bene te mundur sekuestrimin e 114 kilogrameve kanabis sativa ne portin e Durresit duke u arrestuar nje shtetas maqedonas. l.m