E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce djeg me cigare banesen e vellait

KORE - Djeg banesen aksidentalisht nje i semure mendor nga nje fshat i rrethit te Korces. Nje zjarr i shkaktuar aksidentalisht ka shkaterruar plotesisht banesen e familjes Zace ne fshatin Voskop prej te cilit mbeti i lenduar dhe vete autori. Sipas policise 38-vjecari Blerim Zace ka sinjalizuar per ndihme kur ka vene re se shtepia e tij ne te cilen banonte se bashku me te vellain kishte marre zjarr dhe po digjej. Forca te policise dhe mjete zjarrfikese kane shkuar ne vendin e ngjarjes por ne banesen e vellezerve Zace eshte shkaktuar jo pak dem nga flaket e shumta. Burime te policise thane se eshte demtuar rende banesa si dhe baza ushqimore qe mbahej ne afersi te shtepise per te ushqyer bagetite. Nga hetimet e bera ka rezultuar se shkaku i zjarrit ka qene pirja e cigares nga nje prej pjesetareve te familjes 40- vjecarit Nuri Zace i cili vuan edhe nga semundje mendore. Ai ka qene i vetem ne nje dhome te shtepise duke pire cigare dhe keshtu i ka vene zjarrin baneses.                       g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›