KUKES/ Stuhi debore ne rajon probleme ne tunel
KUKES - Stuhi bore ne Kukes. Oret e mbremjes se djeshme ne rajonin verilindor kane rikthyer dimrin e vertete. Reshjet intensive te debores kane mbuluar rajonin duke rikthyer problemet per banoret e kryesisht ne qarkullimin e mjeteve. Autostrada e re ne afersi te tunelit eshte mbuluar nga bora e cila ka gjetur te papergatitur drejtuesit e mjeteve qe udhetonin drejt Kukesit e Kosoves. Sherbimet e pastrimit te rrugeve kane dale ne terren per te normalizuar sadopak situaten. Per shkak te stuhise se bores ka pasur dhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Megjithate ne oret e vona te mbremjes nuk raportohej te kishte ndonje incident. Koha e keqe eshte rikthyer ne te gjithe vendin me reshje shiu e debore ne ato me lartesi te konsiderueshme mbi nivelin e detit. Parashikohet qe e njejta situate te vazhdoje deri ne fundjave.